NATO: Misioni dhe mandati i FSK-së nuk vendoset nga ne

NATO: Misioni dhe mandati i FSK-së nuk vendoset nga ne

Forca e Sigurisë së Kosovës

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, sipas NATO-s, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, NATO ka thënë se mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që është krijuar për këtë forcë.

“Struktura, mandati dhe misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk vendosen nga NATO. Kjo është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e NATO-s nga Brukseli dhënë Radios Evropa e Lirë.

“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që ka. Nëse mandati i FSK-së ndryshon, Këshilli Veri-Atlantik, do të duhej të rishqyrtonte nivelin e angazhimit të NATO-s”, theksohet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese që bëhet nga dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend.

Ky transformim është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Listës Serbe, çka e ka komplikuar gjithë procesin e transformimit. Në vitin 2017 Kosova ka marr një iniciativë për ta krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, por kishte hasur në kundërshtime të ashpra nga SHBA dhe NATO.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot