NATO përgatit 35000 trupa ushtarakë për betejë ndërsa Rusia paralajmëron vijën e kuqe

NATO përgatit 35000 trupa ushtarakë për betejë ndërsa Rusia paralajmëron vijën e kuqe

Trupat e NATO-s

NATO ka mobilizuar  35,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në të gjithë Norvegjinë këtë vit, më e madhja stërvitje që vendi ka parë që nga Lufta e Ftohtë.

Kombi skandinav, i cili ndan kufirin e Arktikut me Rusinë, do të presë trupa nga 30 vende gjatë Trident Junction, i planifikuar për tetor dhe nëntor.

Më shumë se 120 avionë, 70 anije dhe 10,000 automjete do të marrin pjesë në ushtrimet stërvitore, të cilat vijnë mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit. Operacionet do të zhvillohen në zonat përreth Atlantikut të Veriut dhe Detit Baltik, duke përfshirë Islandën, dhe hapësirën ajrore të Finlandës dhe Suedisë.

Forcat detare, ajrore, speciale dhe forcat amfibe do të marrin pjesë në atë që është një nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit. Frika e konfliktit është “rinovuar” pasi Rusia paralajmëroi Perëndimin se po i afrohet një “vije të kuqe” pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Siri. Zëdhënësi i Trident Juncture, Frank Sølvsberg tha se stërvitjet janë tri herë më të mëdha se çdo gjë që është kryer më parë në Norvegji. 

(Artikull i publikuar nga Dailystar)

Ai tha: “Është një mundësi e mrekullueshme e trajnimit për të gjitha palët e përfshira. Mendoj se gjithashtu u dërgon një mesazh të qartë të tjerëve që do të kërcënojnë aleancën”. Sølvsberg shtoi se stërvitja do të sigurojë “mbrojtje totale” të rajonit.

Forcat amerikane dhe britanike janë në gatishmëri në rajonin Baltik mes kërcënimit të perceptuar nga Rusia.Siria është bërë një pikë alarmi midis Perëndimit dhe Rusisë pas sulmit të Presidentit të SHBA Donald Trump mbi “aleatin” e Putinit, Bashar al-Assad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar disa  ditë më parë sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën./Dailystar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po Vjen: 19/04/2018 02:29

    Kjo nuk do te jet nje stervitje...por nje sulm ndaj Putin Rusise.shefi I CIAs e kreu takimin me Kim (Korene e veriut)Putin rrezohet.me pas armet qe vet njerzimi krijoj caktivizohen...dhe nis rrobotizimi I njerezimit.

    Përgjigju
  • Bulgar Bulgarov: 19/04/2018 02:12

    Bobo...po afron qameti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin