NATO bazë ushtarake 60 km larg kufirit me Rusinë, alarmohet Moska, aktivizon sistemet antiajrore

NATO bazë ushtarake 60 km larg kufirit me Rusinë, alarmohet Moska, aktivizon sistemet antiajrore

Në Lituani, vetëm 60 kilometra nga kufiri me Rusinë, fusha e parë e aviacionit ushtarak po ndërtohet sipas standardeve të NATO-s. Si kundërpërgjigje, Rusia mund të vendosë sisteme mbrojtëse shtesë antiajrore në rajonin e Kaliningradit, thonë ekspertët rusë, megjithëse Flota Baltike ruse tashmë ka sisteme të mbrojtjes ajrore S-400.

Sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë lituaneze të Mbrojtjes, poligoni do të ndërtohet së shpejti në qytetin lituanez të Kazlu Ruda dhe do të jetë fusha e parë e aviacionit ushtarak në vendet baltike. Poligoni do t’u mundësojë vendeve të Aleancës Perëndimore të bëjnë sulme ajrore mbi objektivat e tokës, si dhe trajnimin e personelit ushtarak për Forcën Ushtarake Ajrore. Ndërtimi i poligonit të aviatorëve filloi vitin e kaluar dhe përfundimi i punimeve është planifikuar për në vjeshtë.

Ndërtimi është bërë nga një njësi inxhinierike e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane “Hors Red”. Projekti financohet nga Iniciativa Evropiane e Riedukimit. Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit e Lituanisë ka krijuar një zonë për fluturimin e trafikut ajror civil nëpërmjet këtij poligoni të aviacionit.

Këto lëvizje në Moskë konsiderohen si një provokim dhe ekspertët ushtarakë thonë se Rusia tani do të jetë e detyruar të krijojë sisteme të mbrojtjes ajrore sa më afër kufirit dhe drejtpërdrejt në rajonin e Kaliningradit, si dhe disa sisteme të tjera detare të PVO. Ekspertët rusë paralajmërojnë gjithashtu se ngritja e një poligoni të ri ushtarak në një distancë aq të shkurtër nga kufijtë rusë shkel Marrëveshjen e Forcave të Armatosura në Evropë, nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris.

Ndryshe, në rajonin Baltik në vitet e fundit ka pasur një grumbullim të trupave të NATO-s, për shkak të kërcënimit të pretenduar rus. Moska kategorikisht refuzon akuza të tilla, duke i quajtur të pabazuara dhe duke iu kundërvënë veprimeve të ndërmarra nga NATO në kufijtë rusë.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët tha se Rusia do të reagonte në mënyrë adekuate dhe proporcionale në kufijtë e Rusisë. Sipas tij, çelësi për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë përfshin zgjerimin e bashkëpunimit dhe rivendosjen e besimit, në vend të vendosjes së bazave të reja të NATO-s dhe infrastrukturës ushtarake në kufijtë e Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 16/08/2018 00:38

    Rrofte Nato qe po mderton baza te reja poshte Rusia e Putinit poshte Serbia e Vucicit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite