Natyra dhe riviera shqiptare lënë pa fjalë britanikët, Shqipëria në hartën evropiane për turistët
Shqipëria ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo për të vizituar, në rastin e turistëve të huaj. Në hartën europiane të britanikëve Reddit, Shqipëria ka dy cilësi me të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera.
Saranda
Sezoni veror po afron, me ardhjen e muajit qershor nisin edhe planifikimet për pushime. Përpos destinacioneve të kërkuara jashtë trojeve, vetë Shqipëria ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo për të vizituar, në rastin e turistëve të huaj. Në hartën europiane të britanikëve Reddit, Shqipëria ka dy cilësi me të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera Shqiptare.
Në mesin e shumë shteteve të tjera, natyra është ajo që dominon në përshtypjet e të huajve në vendin tonë apo ajo që i ka lënë më tepër mbresa. Po t’i hedhim një vështrim rajonit, Mali i Zi dhe Kroacia është po aq e pëlqyer për bukuritë natyrore. Kosova, Maqedonia pëlqehen për objektet e kultit fetare; Serbia për kështjella, ashtu sikurse edhe Greqia dhe Qipro. Të dhënat janë marrë nga WTTC dhe mendimet e turistëve në Tripadvisor.
Ndërsa si element i veçantë, Shqipëria përmendet për Rivierën e saj. Kosova për Manastirin e Deçanit, Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, Bosnja për Urën e Mostarit, Maqedonia për Kishën Shën Gjonit, Serbia për Kështjellën e Beogradit. Pak kohë më parë, media gjermane Die Welt iu referua Rivierës Shqiptare si një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdheun Europian.
“Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë. Kur jemi te Riviera Shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruar si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe me vështirësi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht.
Më tej ndodhet Dhërmiu, një fshat piktoresk me shumë hotele me pamje nga deti. Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja, plazhi i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni, etj. Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do të hapet edhe aeroporti që pritet të ndërtohet në gjirin e Vlorës”- thuhet në artikullin e gjermanëve./ Monitor
(Harta e destinacioneve)
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2762
Lajme të tjera
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?
16 Prill, 11:58
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Në Tiranë do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, në fokus edukimi turistik
9 Prill, 10:43
-
Eduard Zaloshnja: Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij
8 Prill, 13:58
-
Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit për Europën: Do të hapim një akademi ekselence për turizmin
8 Prill, 12:17
-
Tirana qendra e turizmit europian, Rama: Sfidë të ruajmë natyrën! Organizata Botërore rekomandon të huajt të investojnë në Shqipëri
8 Prill, 08:54
-
'Thesarët e botës' në Channel 4 në Angli jehonë mrekullive të Shqipërisë dhe Adriatikut
7 Prill, 16:51
-
Mbi 1,7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit! Rama: T'i përgjigjemi me standarde më të larta mikpritjeje
6 Prill, 10:12
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
“The Sydney Morning Herald”: Vizitoni Shqipërinë, vendin me bukuri natyrore të jashtëzakonshme
31 Mars, 09:19
-
Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar
27 Mars, 11:53