Ndërrohet kreu i SHIU-t, ikën 
Ylber Dogjani, vjen Neshet Shenaj

Ndërrohet kreu i SHIU-t, ikën <br />Ylber Dogjani, vjen Neshet Shenaj
TIRANE- Gjatë ditës së sotme është prezantuar dhe Drejtori më i ri i Agjensisë së Inteligjencës së Ushtrisë, Kolonel Neshet Shenaj. Ky i fundit ka zëvendëson në këtë detyrë Gjeneral brigader Ylber Dogjanin, i cili ishte vendosur në këtë detyrë nga qeveria Berisha prej nga 5 Korriku i vitit 2013.

Emërimi i Dogjanit erdhi dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kolonel Ilirian Balliut. Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Berisha, me argumentin se nuk kishte gradën e duhur për postin që mbante.


Gjithashtu ditën e sotme në kryeqytet, është larguar nga posti i tij Shefi i Komisariatit Nr:6 në Kombinat, Altin Shehu. Ndërsa këtë të fundit e zevendëson Bujar Laze. Ndërkohë burime për A1 Report bëjnë me dije se priten të tjera ndryshime të tjera në Komisariatet e Tiranës.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027