Pësoi atak kardiak/ Shuhet kreu i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri (Të gjitha reagimet)

Një lajm i zi për futbollin shqiptar, në përgjithësi, dhe atë kosovar në veçanti. Presidenti i FFK-së (Federatës Kosovare të Futbollit), Fadil Vokrri, 57 vjeç, ka ndërruar jetë. Kështu bëjnë me dije mediat kosovare.

Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar është ndarë nga jeta.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Klan Kosova” familjarë të legjendës të futbollit kosovar. Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i është rënduar gjendja shëndetësore, teksa dyshohet për një sulm në zemër. Menjëherë është dërguar në spital, por situate ka ardhur duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë.

“Shqiptarja.com” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës Kosovare të Futbollit dhe gjithë miqve e dashamirësve të futbollit. Ai do të mbetet në histori jo vetëm për talentin dhe karrierën si futbollist, por si presidenti i parë i FFK-së, që mundësoi anëtarësimin e futbollit kosovar në FIFA dhe UEFA. Shteti më i ri i Ballkanit, falë punës së tij këmbëngulëse, garon sot në garat ndëkombëtare.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Sokol Kushta ngushëllon familjen Vokrri: La prapa vetëm vepra të mëdha!

Një nga kulminacionet e futbollit shqiptar ishte kualifikimi i Flamurtarit të Vlorës ndaj Partizanit të Beogradit në Kupën UEFA. Goli i Sokol Kushtës në Beograd është një nga kryeveprat e futbollit tonë.

Në radhët e Partizanit të Beogradit luante legjenda Fadil Vokrri, që është ndarë sot nga jeta pas një sulmi në zemër. Dhe nuk mund të mungonte mesazhi ngushëllues i Sokol Kushtës, që shkruan:

Jam shokuar nga lajmi i keq për Fadilin....Një sportist i madh...një njeri ideal..Dhe mbi të gjitha arkitekti i futbollit kosovar..La mbrapa vetëm vepra të mëdha kudo që qe...ngushëllime familjes Vokrri!

Sokol Kushta

Ora 12:57
Flet zyrtari i EULEX, që i dha ndihmë Fadil Vokrrit: Ishte pa ndjenja

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas atakut kardiak që pësoi.

Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar.

Bengt Persson

 

Ora 11:49
FSHF: Të shokuar nga vdekja e parakohshme e Vokrrit, humbje e madhe

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fadil Vokrrit, teksa shkruan se ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ky lajm.

Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës. Lamtumirë miku ynë Fadil! Shpirti yt u prehtë në paqe!

Mesazhi ngushëllues i FSHF

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/06/2018 16:44

    Dhimbje e madhe per mbare kombin shqiptar . Vokrri ishte legjende per Kosoven dhe mbare shqiptaret . Lamtumur strategu futbollit ,dhe dheu te qofte i lehte . Legjendat nuk vdesin

    Përgjigju
  • Proka: 09/06/2018 11:37

    Ngushllime familjes,Fadil Vokrri mbetet nje nga futbollistet me te talentuar Shqiptare ne ish Jugosllavi. Ne vitet e Tetedhjeta ishte inspirim per cdo te ri ne Kosove, mjeshter i vertete i futbollit qe cdo i ri ja kishte ziline. Ne zemrat tona do mbetet si nje nga sportistet me te mire qe ka pasur ne ate kohe. Legjende e futbollit Shqiptare

    Përgjigju
  • Faik: 09/06/2018 11:19

    NGUSHÈLLIME FAMILJES së FADIL VOKRRIT.

    Përgjigju
    • Ngushllime: 09/06/2018 17:18

      Ngushllime ngushllime ngushllime E kam pasur mik të ngusht

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor