Ndalohen në Bilisht 11 sirianë, kërkojnë azil në Shqipëri

Ndalohen në Bilisht 11 sirianë, kërkojnë azil në Shqipëri

Foto ilustruese

BILISHT-11 emigrantë nga Siria janë ndaluar nga policia disa km nga Kapshtica. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia, ndërsa kanë kërkuar azil politik. Aktualisht emigrantët janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Pak ditë më parë kryeministri i Austrisë deklaroi se BE do të mbështesë Shqipërinë për të forcuar kufinjtë me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve nga Greqia përmes Shqipërisë në vendet e BE.

Ndërkohë që sot zv/ ministrja e Brendshme Voda në përgjigje të aludimeve në media dhe akuzave nga opozita sqaroi se nuk ka asnjë kërkesë nga BE për të ndërtuar kampe në Shqipëri.

Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Njoftimi i Policisë Korçë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/10/2018 10:04

    Urgjent mbyllni kufirin!

    Përgjigju
  • Aaa: 12/06/2018 15:13

    Ahhh o Shqiperi,ne ikim braktisim vendin ,dhe bota po kerkon ta mbushi me raca te tjera ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët