Ndërhyjnë bombarduesit amerikanë F-22 Raptor, largohen nga Siria 600 avionë rusë dhe iranianë

Ndërhyjnë bombarduesit amerikanë F-22 Raptor, largohen nga Siria 600 avionë rusë dhe iranianë

Foto ilustruese (Avion F-22 Raptor)

Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane. Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.

Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus SU-22, në qershor të 2017, F-22 Raptor-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.

Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587. Avionët F-22 Raptor vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit. Teksa amerikanët F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite