Nderim Nexhipi rrëfen impenjimin e Kukësit: Gati për çdo skenar në Europë 

Ekipi i Kukësit fitoi 4-0 ndeshjen e fundit në shtëpi me Partizanin, një nga sfidat më të bukura për kampionët në fuqi. Ishte një duel ndryshe nga të tjerët për drejtorin teknik Nderim Nexhipi, i cili ka luajtur me të kuqtë, madje duke qenë kapiten i kësaj skuadre. Nexhipi ka deklaruar se në futbollin profesionist duhet parë para, pavarësisht respektit.

“Mendoj që ishte një fitore me të vërtet e madhe, sepse na erdhi në një moment të duhur. E lamë pas një konkurrent, siç është Partizani me 9 pikë. Futbolli e ka këtë, jemi profesionistë, tentojmë të bëjmë më të mirën, në çdo aspekt, për klubin ku jemi tani” – shprehet Nderim Nexhipi.

Pasi ka përforcuar pozitat në vend të dytë, Kukësi do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit, teksa ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Nexhipi kërkon përqendrim…

“Gjysmëfinalja e Kupës po na vjen në një moment shumë të mirë pas ndeshjes së bukur me Partizanin. Por e gjithë skuadra është me këmbë në tokë. E dimë që të arrijmë finale duhet të djersisim shumë dhe do të japim maksimumin, ndoshta edhe më shumë se në ndeshjen ndaj Partizanit, që të arrijmë në fund të futemi në finale” – shton drejtori teknik i Kukësit.

Si njohës i mirë i futbollit shqiptar, Nderim Nexhipi, jep një koment edhe për Skënderbeun. Drejtori teknik i Kukësit pohon se së pari duhen pritur shkallët e gjyqësorit, ndërsa ekipi verilindor është gati për çdo skenar në Europë.

“Qëllimi ynë është të luajmë në Europë. Varet shumë nga vendimi që do të jepet për Skënderbeun se në cilin kompeticion do të luajë. A do të jetë i gatshëm Kukësi për të pritur Champions League? Patjetër që po dhe do të ngrejmë klubin akoma më shumë në nivele më të larta” – përfundon Nderim Nexhipi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba