Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në zonën pranë ish-stadiumit 'Qemal Stafa', OSHEE fajëson privatin

TIRANË - Prej dy ditësh tashmë, zona pranë stadiumit “Qemal Stafa” kanë rënë 'pre' e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike. Në lidhje me këtë situatë, banorët e zonës ankohen se po iu digjen elektro-shtëpiaket. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që OSHEE duhet të marrë përsipër dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, që rezultojnë të ndodhin mbi 2-3 herë brenda një ore.

Shqiptarja.com ka kontaktuar për këtë shqetësim të qytetarëve me zyrat e OSHEE-së, nga ku janë shprehur: “Klientët që pretendojnë për dëme të shkaktuara nga luhatjet e energjisë elektrike kanë të drejtë të bëjnë ankesë pranë Zyrës së Kujdesit ndaj Klientit duke dorëzuar, nëse kanë dokumentacion shoqërues rreth çështjes. Me marrjen e ankesës, kjo zyrë  e paraqet çështjen te dega teknike e zonës përkatëse, dhe më pas kryhet akt-konstatimi, verifikimi dhe gjithë procedura e nevojshme. Më pas i kthehet përgjigje klientit në lidhje me pretendimin. Në rast kontestimi, abonenti mund t’i drejtohet gjykatës”.  

OSHEE thotë se rruga e dytë që mund të ndiqet është që abonentët t’i drejtohet Inspektoriatit Shtetëtor Teknik dhe Industrial. Ndërsa për luhatjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike zëdhënësi Kola sqaroi se:

“Defektet kanë ndodhur për shkak të kushteve aspak të mira të kabinave private, të cilat kanë për detyrë t’i mirëmbajnë vet pajisjet. Pikërisht, në këto kabina, në periudha me mot shiu dhe prej lagështirës, shkaktohet avari”.

Sipas OSHEE, stakimi, p.sh. 3 herë brenda 60 minutave mund të ndodhë në raste të lokalizimit dhe riparimit të defektit pasi operimi kryhet në formatin manual.

Reagimi i plotë i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike:

Klientët që pretendojnë për dëme të shkaktuara nga luhatjet e energjisë elektrike kanë të drejtë të bëjnë ankesë pranë Zyrës së Kujdesit ndaj Klientit (KNK), duke dorëzuar, nëse kanë dokumentacion shoqërues rreth çështjes.

Me marrjen e ankesës, KNK e paraqet çështjen te dega teknike e zonës përkatëse, dhe më pas kryhet akt-konstatimi, verifikimi dhe gjithë procedura e nevojshme.

Më pas i kthehet përgjigje klientit në lidhje me pretendimin. Në rast kontestimi, aboneti mund t’i drejtohet gjykatës. Rruga e dytë që mund të ndjekë abonenti është t’i drejtohet Inspektoriatit Shtetëtor Teknik dhe Industrial (ISHTI), në bazë të Ligjit Nr.8734, “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike”, neni 10. “Për çdo rast avarie në pajisjet dhe instalimet elektrike ose aksidenti i shkaktuar nga pajisjet dhe instalimet elektrike, punëdhënësi ose përfaqësuesi i tij duhet të njoftojë menjëherë IPIE-në (Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike) dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës për këqyrjen e aksidentit ose të avarisë.

Ndalohet riparimi ose ndryshimi i vendit të ngjarjes deri në përfundim të këqyrjes, përveç rastit kur rrezikohet jeta e njerëzve, dëmtohet më tej pajisja, ose pengohet në masë prodhimi”. Në këtë proces pjesë edhe OSHEE me kërkesë të ISHTI-it, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, etj. Në përfundim, ISHTI i kthehet përgjigje ankimuesit në lidhje me pretendimin. Në rast kontestimi, aboneti mund t’i drejtohet gjykatës.  Për të dhënë përgjigje konkrete është i nevojshëm rasti konkret për të cilin flisni. Megjithatë, nësë tërësi mund të themi se defektet kanë ndodhur për shkak të kushteve aspak të mira të kabinave private, të cilat kanë për detyrë t’i mirëmbajnë vet pajisjet. Pikërisht, në këto kabina, në periudha me mot shiu dhe prej lagështirës, shkaktohet avari. Gjithashtu, stakimi, p.sh. 3 herë brenda 60 minutave mund të ndodhë në raste të lokalizimit dhe riparimit të defektit pasi operimi kryhet në formatin manual. OSHEE ka marrë masat teknike-organizative për shkurtimin e kohës së riparimit të defektit.

OSHEE arkëton nga shqiptarët dhjetëra milionë euro më shumë nga sa është e autorizuar nga ERE, e megjithatë, nuk ka arritur që garantojë për banorët e qytetit shërbim pa ndërprerje. 

Në mars të këtij viti, zyra e statistikave të Bashkimit Europian bëri përditësimin e të dhënave të saj mbi koston e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë në shtetet anëtare të BE-së si dhe disa shtete kandidate ose fqinje. Shqipëria rezultoi një nga vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit në kuotën 9 cent të euros për kWh, përfshirë taksat. Sipas stastikave të BE-së, çmimi në Shqipëri është ndjeshëm më i lartë se sa në Maqedoni (8 cent), Serbi (7 cent) apo Kosovë (7 cent).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi shefit të qarkullimit në Lezhë, djali i Tom Doshit përplasi me makinë gruan e një biznesmeni

Pezullimi shefit të qarkullimit në Lezhë, djali i Tom Doshit përplasi me makinë gruan e një biznesmeni