POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndërpret Xhensilën teksa këndon, kjo video e Ajkës së vogël do t’ju shkrijë zemrat (Video)

Xhensila, Bes Kallaku dhe vajza e tyre Ajka

Xhensila dhe Bes Kallaku u bënë për herë të parë prindër para disa muajsh, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Ata e pagëzuan të voglën me emrin Ajka, si një emër kuptimplotë shqiptar. Por dyshja e këngëtarëve janë treguar mjaft diskretë në lidhje me shfaqjen në publik të vajzës së tyre.

Mbrëmjen e kaluar, Xhensila ka publikuar një video në Instagram ku është shfaqur edhe Ajka, ose më saktë zëri i vogëlushes. Xhensila shihet duke ndjekur një festival dhe po këndonte këngën e Kejsi Tolës, por Ajka e ndërpret dhe mesa duket kërkon vëmendjen e të ëmës.

“O jeta ime,”- dëgjohet bashkëshortja e aktorit të humorit që i flet të bijës. Me siguri askujt nuk i ka shpëtuar zëri i Ajkës në sfond.

fl.mi.
Komento