‘Ndërroi pampersin’, fansat 'bombardojnë' me kritika Adelina Tahirin: Dhe priti ato thonj (Foto)

‘Ndërroi pampersin’, fansat 'bombardojnë' me kritika Adelina Tahirin: Dhe priti ato thonj (Foto)

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri

Këngëtarja shqiptare është bërë nënë e një djali vetëm para pak kohësh. Nga martesa me avokatin Serjoza Markov, Adelina Tahiri solli në jetë Jonin, të cilin e mirëpritën me një festë madhështore. Mirëpo si shumë nëna të tjera, këngëtarja ka zgjedhur të mos e eskpozojë fytyrën e të birit, por herë pas here poston foto të ëmbla nga dhoma e të voglit.

Para pak orësh zonja Markov ka postuar një foto ku shihet se ka mbështjellë me duar, këmbët e Jonit. Të gjithë e kanë komplimentuar, por ka pasur edhe nga ata fansa që e kanë kritikuar, pasi sipas tyre nuk tregon kujdesin e duhur për të porsalindurin.

Komentet e bëra në foton e Adelina Tahirit

"Urime po nderroja pampersin se vija blu tregon qe e ka kryer nevojen beba,"-  i komenton një ndjekëse Adelinës. "Thonjt preji o Adeline, me jete te gjate Joni,"- i komenton një tjetër. Ndërkohë këngëtarja ka zgjedhur të mos reagojë ndaj këtyre fjalëve të fansave të saj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'