Ndërron jetë gazetarja Arlinda Canaj
Policia: Ra nga kati i katërt

Ndërron jetë gazetarja Arlinda Canaj<br />Policia: Ra nga kati i katërt
Gazetarja e njohur Arlinda Canaj ka ndërruar jetë mbazditen e së enjtes.
 
Lajmi është bërë i ditur nga vajza e saj në llogarinë në Facebook që përdorte gazetarja.
 
Lajmin e ka konfirmuar edhe portali në të cilën punonte gazetarja Canaj.
 
Arlinda Canaj, ishte një gazetare e talentuar e kulturës dhe një nga themelueset e portalit Konica.al.

Në një njoftim nga policia, thuhet se gazetarja Arlinda Canaj ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra nga rënia nga kati i katërt.

Njoftimi i policisë
Tiranë
 
Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën "Kongresi i Manastirit".
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.
 
Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.
 
Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.
 
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

arlinda canaj
Njoftimi në Facebook për vdekjen e gazetares Arlinda Canaj

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin