Ndërron jetë i riu shqiptar në Francë, telefonata e fundit me familjen: Jam mirë, s’më mungon asgjë (Emri)

Ndërron jetë i riu shqiptar në Francë, telefonata e fundit me familjen: Jam mirë, s’më mungon asgjë (Emri)

Klidian Jonuzi, i riu shqiptar që ka ndërruar jetë në Francë

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Francë, për arsye që ende nuk dihen. Klidian Jonuzi, 26 vjeç, ndodhej në një kamp azilantësh në Metz të Francës, ku punonte si vullnetar. Lajmin e bën të ditur gazetari Leon Molla, i cili bëri publik në Shqipëri edhe rastin e të riut tjetër shqiptar që vdiq në Francë, Florenc Beqiraj. Gazetari thotë se sipas të dhënave, i riu ka folur me familjarët e tij në Shqipëri në 17 tetor dhe ka thënë se ka qenë shumë mirë dhe se nuk i mungonte asgjë. Familja e tij, njofton gazetari apelon për ndihmë financiare për të sjellë trupin e të riut në Shqipëri. Në postimin e tij, ai thotë se familja ka mësuar për vdekjen e të riut, nga një mesazh i të dashurës së tij.

Postimi i plotë i gazetarit:

VDES I RIU NË FRANCË, AKOMA NUK DIHEN SHKAQET

Klidian Vladimir Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës, ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës.

Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysëm në azil duke punuar si vullnetar. 
I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.

NGJARJA

Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qënë telefonata e fundit e tij me familjen në Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.
Mbasditen e të enjtes 18.10.2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashures se Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Mesengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë "Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë" pa e sçaruar se si ndodhi.

Ky lajm erdhi si nje bombe për familjen e tij pasi familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.

APELI I FAMILJES

Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballare, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.

Me respekt dhe dhimbje familja Jonuzi.

Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta familjes Jonuzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939