POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndërtuan shkollën në Skrapar/ Flasin dy mësuesit: E bëmë ëndrrën realitet!

Kur përpara ke një problem ka dy rrugë: ose të ankohesh për të, ose të gjesh një zgjidhje.  Dy mësues të rinj në Skrapar nuk u ankuan, por gjetën zgjidhje për fëmijët e fshatit Vendreshe Mal të Skraparit të cilët deri tani kanë mësuar në një gërmadhë të rrënuar që quhej shkollë.

Donaldi dhe Borsioni pak kohë më parë nisën të kërkonin fonde për të ndërtuar një shkollë të re, pasi klima e ftohtë e bënte të pamundur që fëmijët të vijonin mësimin në godinën e vjetër. 

Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur erdha me Borsionin për të filluar vitin e ri shkollor. Që aty e pamë se kushtet e shkollës ishin shumë të rrënuara. Vendosëm të grumbullojmë fonde, i falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme për ta bërë këtë ëndërr realitet. Kam 3 vite e gjysëm që jap mësim në këtë shkollë. Këtë shtator nisim me godinë të re.

 

Këtë fundjavë, teksa godinës është duke ju dhënë dora e fundit, dhuruesve ju bashkua dhe Myftiu i Tiranës për të ndihmuar në mobilimin e shkollës, por më shumë për të sensibilizuar ata që mund të bëjnë diçka më shumë. 

Nuk duhet të presim se çka mund të bëjë vendi apo atdheu për ne, por e kundërta. Çfarë mund të bëjmë ne për vendin dhe atdheun. Këta djemë të mrekullueshëm këtë që thashë e kanë bërë realitet.

Ylli Gurra, Myfti i Tiranës 

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, një korridor e tualeti. E mjaftueshme për pesë fëmijët e fshatit, të cilët do të ulen në 17 shtator në bankat e kësaj shkolle, në Vendreshë Mal, një ndër fshatrat më të thellë të Skraparit.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Roza: 02/09/2018 16:27

    Djem flori. Shembull per te gjithe. Veper madheshtore e ndritshme ne kontrast me kriminelet huliganet drogaxhinjte parazitet e “democracies” se Sales. Me admirim e respekt dhe ma, Roza Toronto

    Përgjigju
    • Feliks: 25/09/2018 22:52

      Roza paske shume kohe pa informacjon se jane te ps ata qe meren me droge tani ata socjalistet e tu prandaj rri aty ne Toronto dhe mos na jep mend shume.

  • Blenard: 02/09/2018 15:11

    Hallall ja u befte zoti

    Përgjigju
  • Www: 02/09/2018 14:32

    Respekt

    Përgjigju