Kombëtarja/ Panucci: Me Izraelin bëmë gabime fëmijërore, detyrim fitorja me Skocinë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka folur në një konferencë për shtyp pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Skoci. Panuçi ka thënë se kryesorja është që të bëhet gol në këtë ndeshje.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gol. Padyshim që në këndvështrimin tim, çështja nuk është Kaçe. Kaja ka qenë njëri nga anëtarët. Duhet të shohim minutazhin dhe aktivitetin që ka patur çdo lojëtar.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares

Panucci u pyet nga gazetarët mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe tha se nëse do rezultojë një humbje, atëherë e gjitha do të bëhet shumë e vështirë për të gjithë.

E rëndësishme është të fitojmë. Padyshim që po të humbasim, bëhet më e vështirë për të gjithë. Gjithmonë mund të fitosh me kombëtaret. K Unë përpiqem të bëj maksimumin për të marrë fitoren. Është normale, kemi detyrën të fitojmë me Skocinë.  Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Flas gjithë kohën me lojëtarët, për rëndësinë e ndeshjes. Duhet të dalim nga grupi me 6 pikë. Duhet të flasim edhe në fushë. Jo të jemi aktivë në seancat stërvitore dhe të mos jemi më aktivë në fushë. Është me rëndësi që të komunikojmë, qoftë edhe për gabimet që nuk më takojnë mua.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares

Ndërkohë Panucci ka folur me tone kritike kur është pyetur për humbjen në ndeshjen e parë ndaj Skocisë me shifrat 2:0, por edhe atë ndaj Izraelit me të njëjtat shifra. Trajneri italian ka thënë se i duket sikur drejton një skuadër të shurdhë pasi më shumë se njëherë futbollistëve iu ka përsëritur të njëjtën problematikë, atë të pësimit të golave nga goditjet standarde.

E merituam humbjen në ndeshjen e parë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarte. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare është në kuotën e 3 pikëve dhe pritet të përballet me Skocinë në datën 17 nëntor në ligën e Kombeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Bajga: 12/11/2018 22:03

    Kombëtarja ësht 0, zeroooooooooooo...

    Përgjigju
  • Vlorë: 12/11/2018 14:10

    Drejton skuadër të shurdhër?? Autoriteti dhe aftësia juaj si drejtues është zero. Shporuuu! Një Trainer nuk mund të shprehet kaq poshtërsisht, kjo dmth që je i paaftë të jesh lider.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot