Ndeshje e veçantë në Vlorë/ Të burgosurit luajnë futboll me të rinjtë e Flamurtarit

Vlorë-Nën masa të rrepta sigurie dhe forca të shumta policie, mbrëmjen e djeshme në ambientet e stadiumit Flamurtari është zhvilluar ndeshja miqësore e futbollit midis të burgosurve të burgut të Fierit dhe të rinjve të Flamurtarit.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm familjarë të të dënuarve, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Cuko, presidenti i Flamurtarit dhe drejtues të lartë të Policisë.

Mbas ndeshjes e cila përfundoi 2-1 në favor të të dënuarve Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është shprehur se ky event është një risi për të dënuarit të cilët shumë shpejt do jenë të lire.

Së pari dua të falenderoj zotin Sinan Idrizi për këtë mundësi të pamenduar më parë. Ata njerëz që janë përkohësisht në kufizim lirie fizike, s’janë të privuar nga liritë e tjera si njerëz. Këta njerëz t’i riintegrojmë në jetën e pastajme në liri. Ata kanë bërë fajin, tani t’i trajtojmë si njerëz. Kjo është hera e parë që bëhet ky event. T’ju japim mundësinë t’i trajtojmë si pjesëtarë të shoqërisë.

Arben Cuko, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Po ashtu dhe drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi, si dhe familjarë të të dënuarve kanë shprehur kënaqësinë për këtë event.

Drejtori i përgjithshëm dhe ai rajonal janë modestë. Kemi 3 muaj që bashkëpunojmë në këtë projekt. I falenderoj drejtuesit.

Sinan Idrizi, president i Flamurtarit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit