'Ndëshkimi i të fortëve', kapet me 15 doza kokainë 24-vjeçari në Lushnje, lëvizte me makinë të vjedhur (VIDEO)

LUSHNJE - Arrestohet nga policia një 24-vjeçar në Lushnje pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën 15 doza lëndë narktotike e llojit kokainë. Në prangat e policisë në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve" ka rënë Sebastian Haliti, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhej pasagjer në automjetin e drejtuar nga i arrestuari.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Kokaina në kroskotin e makinës të 24 vjeçarit në Lushnje

Njoftimi i Policisë:

Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".

Godet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Kontrolle nga policia e Lushnjes dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagracë një shpërndarës të drogave të forta. Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje. 

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri