Ndihma për fëmijët jetimë, Xhaçka: Ushtarakët tanë me kuletë të vogël, por me zemër të madhe

Ndihma për fëmijët jetimë, Xhaçka: Ushtarakët tanë me kuletë të vogël, por me zemër të madhe

Olta Xhaçka gjatë takimit me fëmijët jetim

Dyert e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Muzeut të Forcave të Armatosura u hapën ditën e sotme për 100 fëmijë me statusin e jetimit. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Armatosur iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve duke iu dhuruar çanta dhe mjete shkollore.

Gjatë vizitës në muzeun ushtarak, fëmijët dhe të afërmit e tyre janë përshëndetur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u uroi një vit të ri shkollor sa më të mbarë e të suksesshëm. Në fjalën e saj, Xhaçka i siguroi fëmijët dhe familjarët e tyre se ndihma për ta nuk do të mungojë asnjëherë e se Ministria e Mbrojtjes e Forcat e Armatosura do të bashkëpunonin vazhdimisht me Kryqin e Kuq për t’ju ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

Ushtarakët tanë kuletën nuk e kanë të madhe por e kanë zemrën e madhe. Siç punojnë e sakrifikojnë me dashuri për atdheun, ashtu jam e bindur do të gjejnë edhe mundesitë për të bërë maksimumin për t’u ardhur në ndihme vazhdimisht të dashurve tanë që janë sot të pranishëm këtu me ne. Jam shumë e kënaqur që mbështetjen tonë përmes kontributit të punonjësve të MM e FA, Kryqi i kuq e ka përkthyer në dhuratën më domethenëse, e më të mirë të mundshme këtë prag viti shkollor. Kjo çantë shkolle përmban të gjithë pajisjet mësimore që do t’ju duhen për vitin shkollor e është një mundësi më shumë për të dalë mirë në shkollë e për t’u bërë në të ardhmen të zotët e vetes. Jam bindur se një ditë ju do te jeni krenaria jonë, në të gjitha fushat e jetës.

Olta Xhaçka, ministre  

Kryqi i Kuq Shqiptar vlerësoi kontributin e FA dhe identifikoi 100 fëmijët që do të ishin pjesë e këtij kontributi, i cili do të vijojë në shenjë bashkëpunimi mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në ndihmë të familjeve apo fëmijëve në nevojë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit