“Ndihmoi Millosheviçin për të vrarë shqiptarët e Kosovës”, PD i përgjigjet Thaçit

“Ndihmoi Millosheviçin për të vrarë shqiptarët e Kosovës”, PD i përgjigjet Thaçit

Partia Demokratike reagon pas akuzave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përmes ish-kryetarit të saj Tritan Shehu. Ish-presidenti Thaçi tha se Berisha ka ndihmuar Millosheviçin duke e furnizuar me karburant, por Shehu gjykon se janë shtrembërime.

Ai thotë se Berisha ka kotribut për demokratizimin e kombit dhe se nuk është e vërtetë që ka punuar kundër interesave të shqiptarëve.

“Me shume habi degjova, pikerisht sapo bera nje postim per rolin e Berishes ne mbeshtetje te Kosoves, nje sere ‘akuzash’ ndaj tij, diametralisht te kunderta me realitetin, rolin e kontributin e tij.

Si nje njeri qe ka bashkepunuar gjate me ate, qe kam pase nderin te jem dhe Minister i Jashtem kur ai ishte President, nuk mund te mos indinjohem thelle nga ato.

Nuk ja vlen te shkruash gjate per te rrezuar te tilla shtremberime, por nuk mund te rri pa theksuar ate qe eshte e verteta, rolin e pa zevendesueshem te Berishes jo vetem per demokratizimin e hapjen e Shqiperise, por dhe per kombin tone, perfshi e Kosoven e Rajonin”, shkruan në një koment në Facebook deputeti demokrat.

“Nje faktor thelbesor ne arritjet e pa imagjinueshme te shqiptareve ne keto 25 vite kane qene dhe zhvillimet demokratike ne Shqiperi, ecja e saj e shpejte drejt NATO e BE, racionaliteti e vizioni i politikave tona, roli thellesisht integrues e stabilizues per Rajonin qe ne luajtem prej Marsit 1992. Dhe pa dyshim roli i Berishes si lideri i levizjes e proceseve tona demokratike, ishte paresor ne te gjitha keto procese.

Fatmiresisht edhe aktualisht mendimi e autoriteti i tij i pa diskutueshem vazhdon te jete nje mbeshtetje e ndihme e madhe ne kete drejtim, qe duhet degjuar e vleresuar me kujdes”, shton ai.


Lajmi kryesor:

Rishikimi i kufirit/ Berisha kundër, reagon ashpër Hashim Thaçi: S'pranoj këshilla, mbushe me naftë tanket e Millosheviçit


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi