Ndjekje si në filma nga Vlora në Tiranë, kapen shitësit dhe porositësit e 100 mijë eurove drogë (EMRAT)

Policia ka goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa ka sekuestruar 50 kilogramë lëndë narkotike kanabis "çokollatë" me vlerë rreth 100 mijë euro dhe ka arrestuar 5 persona.

Të arrestuarit janë;
Sokol Bushi 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Arben Metaj 47 vjeç, banues në Vlorë.
Martin Bushi banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Edi Tafa 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Renaldo Gecaj 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni ka nisur në Vlorë nga ku ka rezultuar se Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate dhe do ta transportonin me një automjeti tip kamionçinë drejt Tiranës.

Pas informacioneve në rrugë operative ka filluar ndjekja nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momentin kur Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, ndërhyri duke arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes.

U sekuestruan;
50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Çokollatë"
1 automjet frigoriferik tip "Renault"
1 autoveturë tip "Peugeot 407"
7 aparate celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i rremi: 17/11/2018 10:42

    Rast i mire per gjyqtarin Arqile Koci ne Vlore te marre ndonje cek dhe ti lere ne arrest shtepie ose ti liroje fare,se ia ka marre doren me llakatundasit.Nuk harrohet rasti i 5 toneve qe u kap ne llakatund dhe i varferi gjyqtar prishi vendimin e pare qe i linte kultivuesit e droges ne burg dhe i la te lire (apo me arrest shtepie).Dhe cudia vazhdon me kete palo gjyqtar te degjeneruar,sepse vazhdon akoma ne detyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali