Ndotja e ajrit, Suedia vendos taksë mjedisore për avionët 

Ndotja e ajrit, Suedia vendos taksë mjedisore për avionët 

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të vendosë një taksë mjedisore prej 6 deri në 40 euro për person nga avionët që ngrihen në fluturim nga aeroportet e vendit.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë suedeze të Konsumatorëve, thuhet se për shkak të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga emetimet e karbonit të avionëve taksa do të tatohet sipas distancës që avionët do të ngrihen në fluturim nga aeroportet në Suedi.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se do të merret një tarifë rreth 6 euro për personat të cilët fluturojnë me avionë drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, 25 euro për fluturimet jashtë BE-së duke mos tejkaluar distancën prej 6 mijë km nga Suedia, dhe 40 euro për ata që do të tejkalojnë 6,000 kilometra larg Suedisë. Ndërsa për avionët që shkojnë drejt Turqisë theksohet se do të aplikohet tarifa prej 6 euro për person.
Drejtori i Turkish Airlines në Stockholm, Bilal Arpacı, në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se janë informuar në lidhje me zbatueshmërinë e re dhe se kjo që nga ky muaj ka reflektuar në çmimet e biletave.
Ndërkohë ndaj kësaj zbatueshmërie ka reaguar Scandinavia Airlines (SAS) e cila në një deklaratë me shkrim ka theksuar se tarifa e re do të ndikojë negativisht tek ekonomia e miliona suedezëve. Në deklaratë vihet në dukje se një pjesë e madhe e suedezëve preferojnë rajonet e largëta të botës për pushime, dhe gjithashtu kompania ka kërcënuar se fluturimet drejt vendeve të tjera do t’i transferojë në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë