Ndotja në Elbasan, prokuroria nis hetimet, shkrihet Inspektorati i Mjedisit

Ndotja në Elbasan, prokuroria nis hetimet, shkrihet Inspektorati i Mjedisit

Ndotja e mjedisit ne Elbasan

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar procedimin penal për ndotësit e mjedisit. Burime pranë Policisë Elbasan bëjnë të ditur se pas denoncimit të Kryetarit të Grupit të PS Taulant Balla, një grup i përbërë nga oficerë policie dhe oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet paraprake të këqyrjes së derdhjeve të mbetjeve në lumin Shkumbin nga Rafineria e Naftës. Ndërkohë ministri Klosi ka njoftuar shkrirjen e inspektoratit te Mjedisit në Elbasan për paaftësi në punë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje të mjedisit. Balla i kërkoi ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën, sipas tij. Pas deklaratave të Ballës prokuroria nisi hetimet, ndërsa Klosi shkriu Inspektoratin.

Njoftimi i policisë

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për një subjekt rafineri e përpunimit të naftës, në fshatin Balldren njësia administrative Papër-Elbasan, sepse gjatë ushtrimit të aktivitetit, mbetjet toksike i shkarkon në natyrë duke ndotur kështu ambientin dhe ujërat në përroin e fshatit Balldren. Gjithashtu po vazhdojnë veprimet verifikuese për ndotjen e ujërave dhe ajrit edhe për tre subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitet në zonën e Metalurgjisë Elbasan.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira