POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndryshimet klimaterike, si do
të jenë qytetet e ardhshme

Ndryshimet klimaterike ngrijnë një pyetje serioze: Si do ta përballojnë qytetet tona rritjen e nivelit të deteve? Disa arkitekte besojnë se ndërtimi i ndërtesave pluskuese është përgjigjia.

Ndërkohë këta arkitektë nuk janë ndalur vetëm këtu po kanë shkuar më tej duke i projektuar këto shtëpi, që nga shtëpi të vogla e deri në lagje të tera amfibe.
qyteti

Hapat e para vinë nga Holanda, e cila ka qenë një pioniere e banesave të pluskuese dhe ky vend tashmë ka filluar të ndërtojë infrastruktuturën për qytetet pluskuese tashmë, duke bërë që vendi të hedh një hap tejet ambicioz.

Në Amsterdam, një lloj i veçantë i banesave konteporane të shtëpive varkë është duke u shfaqur në të gjithë qytetin, ndërsa mes këtyre struktura vihen re edhe ato shtepi të cilat janë krijuar si portotipe dhe tregojnë një model shumë modern dhe me stil të banesave të së ardhmes.
qyteti

Një tjetër projekt ambicioz është duke u zhvilluar në Rotterdam, ku një firmë daneze dhe Rotterdam Studio Barcode, janë duke realizuar një projekt ambicioz të një lagjeje amfibe.

A do të jenë këto shtëpitë e të ardhmes? Shumë shkencëtarë dhe studiues së ndryshimeve klimaterike besojnë se po.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com