‘Ndryshimet Kushtetuese’, zv.kryeministri i Maqedonisë për Report Tv: U hoq pengesa e fundit për anëtarsimin e vendit në Nato dhe BE

MAQEDONI- Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani në një lidhje telefonike për Report Tv ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese të vendosura ditën e djeshme. (LEXO KËTU)

Osmani u shpreh se ndryshimet e miratuara ishin e vetmja alternativë për thyerjen e temave të mëdha politike të cilat mbanin peng vendin.

“Dje u hoq pengesa e fundit për anëtarsimin e vendit në Nato dhe BE. Tani na mbetet që të korrim sukseset e këtij investimi të madh,” - tha zv.kryeministri.   

Sa i përket ndikimit të faktorit shqiptar, Osmani u shpreh se ata kanë pasur një rol  kyç që në fillimin e këtij procesi.

“Shqiptarët kanë pasur rol konstruktiv sepse kanë synuar integrimn e shqiptarëve më rajon. Kuptimi vendimit të djeshëm është shumë më madh, ka integrimin në rajon dhe at ëtë shqiptarëve. Me ndryshimet e djeshme u realizua ëndrra e shqiptarëve për ndërprejen e ndikimin rus në Maqedoni,”-shtoi Osmani.

Lidhur me ecurinë e zbatimit të ligjit për gjuhën shqipë, zv.kryeministri u shpreh se puna ka nisur dhe se do të fillojë shumë shpejt aplikimi i teksteve në shkolla.

Ditën e djeshme, parlamenti i Maqedonisë votoi me 81 vota pro emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Sipas marrëveshjes, është pranuar gjithashtu edhe ligji për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro