Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë

Kryeministri Rama ja dorëzoi personalisht Ilir Metës 17 kërkesat për ndryshime në qeveri pasditen e së premtes. Pas një takimi të shkurtër mes kryeministrit dhe presidentit, në tryezën e këtij të fundit ngelën 8 kërkesa për lirim ministrash dhe të zëvendëskryeministres dhe 8 të tjera për pasuesit e tyre, si dhe një kërkesë e 9-të për të rikthyer ministrinë për marrëdhëniet me parlamentin. Menjëherë me nisjen e ditës së re, Presidenti Meta firmosi pa asnjë hezitim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Presidenca nuk bën me dije arsyet e këtij diferencimi, teksa janë publikuar dekretet e lirimit të Senida Mesit, Lindita Nikollës, Sonila Qatos, Mirela Kumbaros, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe Niko Peleshit.

Po gjatë paradites së sotme, presidenti ka firmosur dekretet e emërimit vetëm për 4 propozimet e Edi Ramës. Të katërt janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj Ilir Meta ka firmosur emërimin e zëvendëskryeministrit të ri Erjon Brace, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci dhe të ministres së Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali. Janë ende pa i firmosur 5 dekrete emërimi, që janë emra të rinj që nuk janë pjesë e parlamentit. Burimet në Presidencë i thanë Report TV se për kandidatët jo deputetë është duke u grumbulluar informacion nga agjencitë ligjzbatuese dhe se Meta do të shprehet brenda afatit kushtetues prej 7 ditësh. Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar. 

Ndryshimet në qeveri kryeministri Edi Rama i njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë. Të vetmit ministra që "shpëtuan" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Dekretimet/ Ministrat që u liruan;
Lindita Nikolla
Arben Ahmetaj
Senida Mesi
Mirela Kumbaro
Damian Gjiknuri
Sonila Qato
Niko Peleshi

Nuk është dekretuar lirimi;
Ditmir Bushati

Dekretohet emërimi;
Eduard Shalsi-Ministër i Sipërmarrjes
Bledi Çuçi-Ministër i Bujqësisë
Elisa Spiropali-Ministre e Marrëdhenieve me Parlamentin
Erjon Braçe-Zv/ Kryeministër

Në pritje të dekretimit;
Besa Shahini-Ministre e Arsimit dhe Sportit
Gent Cakaj-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj-Ministre e Financave dhe e Ekonomisë
Elva Margariti-Ministre e Kulturës
Belinda Balluku-Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Dekretet/ Pesë ministrat pezull nuk janë deputetë, po merret informacion

Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.

Ora 12:15
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra

Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri të cilët janë edhe deputetë, ndërsa për 5 të tjerët që nuk janë deputetë po grumbullon informacion, teksa ka 7 ditë afat për t’u shprehur.

Ora 12:05
Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 05/01/2019 16:20

    O SHPRESA EMRIN E KE TE BUKUR PO DOREN NE TE SHKRUAR E PASKA SI PERBINDESHI SALI SERBI .QENKA NJE GJAK ME TE .SOT MOJ MOTER LUFTA BEHET ME VOTE JO SE DONI JU FAMILJA E KUCEDRES SALI .LUL NOK STRAZIMIR E DHUM SHPRESA QE DUAN GJAK DHE SHKATRRIM .

    Përgjigju
  • ERP: 05/01/2019 13:56

    Ky pseudo president duhet te zhduket sa me pare nga politika. Ne nje vend gjysem serioz duhet te ishte ne burg

    Përgjigju
  • Shpresa: 05/01/2019 13:24

    GJATE PROTESTES TE KENDOHET HYMNI KOMBETAR O BURRA BASHKOHUNI JA VDEKJE JA LIRI

    Përgjigju
  • Emigrant: 05/01/2019 13:11

    PRANDAJ POPULLI NGRIHET PER TE RREZUAR ED RAME MINISTRI TE PA RENDESISHME PERKUNDREJT MINISTRISE QE DUHET TE ISHTE MINISTRISE. SE PUNES DHE SHERBIMEVE PUBLIKE PIKTORI YNE KRYEMINISTER NUK E KUPTON KETE LLOJ MINISTRIJE QE ESHTE AKSES I DETYRUESHEM PER PUNESIM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri