Ndryshimet/ Tokat bujqësore, si do merren me qira, dokumentet

Ndryshimet/ Tokat bujqësore, si do merren me qira, dokumentet

Toka bujqësore

Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar udhëzimin për dhënien e tokave bujqësore me qira, duke përcatuar dokumente të reja. Qiradhënësi ka për detyrë: Përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e procedurës së konkurrimit dhe të mënyrës së paraqitjes së tij.

Regjistrimin, në regjistrin e kërkesave të subjekteve për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit. Organizimin e procedurës konkurruese të ofertave. Shpalljen dhe njoftimin e vendimit të Bordit, të miratuar nga ministri. Monitorimin e kontratave për marrjen me qira të tokave bujqësore. Ngritja e Bordit për vlerësimin e ofertave për marrje me qira të tokave bujqësore shtetërore pranë qiradhënësit miratohet nga ministri.

Dhënia me qira e tokave bujqësore në pronësi të shtetit realizohet nëpërmjet procedurës së ankandit. Dokumentet që vërtetojnë aftësitë financiare, kreditë dhe burimet e financimit duhet të jenë të lëshuara nga institucionet e ngarkuara nga ligji për këtë qëllim. Planin e biznesit për aktivitetin që do të ushtrohet.

Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të përgatitur nga specialistë mjedisi të licencuar. Projektin e investimeve, të përgatitur nga specialistë të licencuar. Afati i përdorimit të tokës për qiramarrje, në varësi edhe të kulturave bujqësore ose specieve të bimëve që do të mbillen. Vërtetime të lëshuara nga institucionet kompetente, që konfirmojnë se nuk ka detyrime financiare ndaj organeve tatimore qendrore dhe vendore, nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka detyrime ndaj qiradhënësit.  

Vërtetim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që përcakton gjendjen aktuale të pronësisë për sipërfaqen e tokës bujqësore, objekt kërkese ose vërtetimin nga DAMT-i, pranë këshillit të qarkut, në rastin kur këto sipërfaqe përfshihen në zona kadastrale ku nuk është kryer regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit