POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Ndryshoi orën e seancës', Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë kundër Arta Markut

Prokurori Besim Hajdarmataj

TIRANË- Prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij kundër prokurores së përgjithshme të përkohëshme, Arta Markut.

Kërkesa e Hajdarmataj ka ardhur pasi gjyqtari Avni Sejdi ndryshoi orën e seancës, pa njoftuar prokurorin. Mësohet se padia përjashtimin e gjyqtarit Sejdi është dorëzuar para pak ditësh.

Prokurorët Besim Hajdarmataj (Ish-drejtues i Krimeve të Rënda) dhe Sonila Muhametaj kanë paditur në gjykatën Administrative më 25 tetor kryeprokuroren Arta Marku pas vendimit për transferimet në rrethe pas ngërçit me dosjen Shullazi. Ata kërkuan që të shfuqizohet vendimi për transferimin e tyre, pasi nuk ka bazë ligjore dhe se është marrë në kundërshtim me ligjin. 

Dosja "Shullazi" futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth një muaj më parë, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Prokurori Hajdarmataj udhëhoqi një sërë çështjesh të nxehta, mes tyre atë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

ke.mu.
Komento