Ndryshon taksa e banesës, tani paguhet në bazë të vlerës

Ndryshon taksa e banesës, tani paguhet në bazë të vlerës

Pallate në Tiranë

Ndryshimi i taksimit të biznesit nuk është e vetmja risi që solli muaji prill. Këtij iu shtua edhe llogaritja e re e taksës së pronës, e cila tashmë përllogaritet mbi vlerën e tregut, në bazë të cmimeve të referencës që ka publikuar tashmë qeveria. Familjarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së banesës së tyre në vit, një shumë që do të shpërndahet përgjatë gjithë vitit dhe do të mblidhet çdo muaj tek fatura e OSHEE. Për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2% e vlerës së ambientit ku ushtrojnë aktivitet dhe do të mblidhet nga nëpunësit tatimorë të puishtetit vendor. Deri më tani taksa e pronës është mbledhur në bazë të sipërfaqes dhe paguhej vetëm nga një pjesë e vogël e qytetarëve. Duke e përfshirë tek fatura e dritave, garantohet që pothuajse të gjithë ta paguajnë. 

Qeveria ka përjashtuar nga pagesa e kësaj takes vetëm dy kategori: kryefamiljarët pensionistë dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Ndërkohë, nuk është arritur afati për krijimin, deri më 1 prill, të kadastrës fiskale, që do të përcaktonte në mënyrë të hollësishme se sa duhet të paguahet në formën e taksës mbi pronën e patundshme (ndërtesa). Ministria e Financave ka dhënë një afat të ri, muajin shtator. Kadastra fiskale është një projekt ambicioz në reformimin e taksës së pronës, i cili synon t’i sjellë më shumë të ardhura pushtetit vendor. Por parashikohet që vitet 2018 dhe 2019 do të shërbejnë si vite tranzicioni, edhe për edukimin e qytetarëve me formulën e re të taksimit të pasurive të paluajtshme. 

Këtë vit, taksimi do të fillojë me ndërtesat, ndërkohë që toka bujqësore dhe toka truall do të taksohet me modelin e vjetër. Taksën për ndërtesën duhet ta paguajnë individët, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive të paluajtshme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. 

Ndërkohë, bashkitë kanë në dorë që të ulin me 30-35% vlerën e taksës së pronës, e cila nga 1 prilli hyri në fuqi me formulën e re, atë të përllogaritjes mbi bazën e vlerës së tregut dhe jo mbi sipërfaqe siç ka qenë deri më parë. Kjo, duke u nisur edhe nga pozicioni edhe nga largësia. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore