'Në dhomën e tij dëgjohet zhurma e Ferrarit'/ BILD zbulon sesi jeton Schumacher 5 vjet pas aksidentit tragjik në Alpe

'Në dhomën e tij dëgjohet zhurma e Ferrarit'/ BILD zbulon sesi jeton Schumacher 5 vjet pas aksidentit tragjik në Alpe

Ish-kampioni i Botës në Formula 1, Michael Schumacher

“Kështu jeton Schumacher sot”. Me këtë titull në kopertinën e saj Bild ndez shpresat e lexuesve për një përmirësim të shëndetit të kampionit të Formula 1, i cili pas pak ditësh do të festojë 50-vjetorin e ditëlindjes. Janë rreth 10 ekspertë të shëndetësisë përfshirë fizioterapistë, infermiere dhe shoqërues- që ndihmojnë familjen Schumacher, për t’i qëndruar pranë Michael.

Zyra e vjetër e Schumit në pesë vitet e fundit është transformuar në një dhomë spitali e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme. "Asgjë nuk mungon për të përshpejtuar shërimin e Schumacher", shkruan Bild, që raporton se si në dhomën e tij dëgjohet edhe zhurma e motorit të makinës së tij të vjetër të garave. “Për pyetjen se si është sot Schumi nuk ka një përgjigje preçize", shkruan Bild, duke shtuar që kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën. "Por ka gjithashtu një arsye se përse Schumacher pas aksidentit, pesë vite më parë, nuk është shfaqur në publik", komenton tabloidi, duke lëshuar mistere.

Schumacher i apasionuar pas skive, u aksidentua në Alpet franceze në dhjetor 2013

E përditshmja raporton opinionin e një neurobiologu të Max-P-lank Institut,Tobias Bonhoffer, sipas të cilës "në përgjithësi dëmtimi i cipës nervore të trurit dhe i palcës së kurrizit nuk mund të rikuperohen". "Ky është ndryshimi me të tjera pjesë të trupit njerëzor, si p.sh lëkura, apo mëlçia të cilat mund të rigjenerohen", ndërsa në rastin e Schumacherit "qelizat e dëmtuara të trurit nuk janë të mjaftueshme për të zhvilluar punën e tyre". "Për bashkëshorten e Schumi, Sabine Kehm, kam një konsideratë të lartë", vazhdon shkencëtari i cili shton se e admiron për mënyrën se si e përballon me përgjegjësi këtë situatë të vështirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 30/12/2018 11:12

    Trauma e trurit dhe kafkes(SHT) jane lendime ireversibile (te pa sheruara) qe shkaktojne demtimin e funkcioneve vitale ne organizem deri ne Koma. Ne rastin konkret pacienti eshte ne gjendje sopolente(i zgjuar) me frymemarrje spontane pa ndihme te aparateve Respiratore por nuk ka mundesi te kryej aktivitetet e jetes ne menyre normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza