'Në Fier mora vesh që djali kishte vdekur', flet për 'Report Tv' babai i një prej viktimave të tragjedisë së Butrintit

FIER– Pas arrestimit të një prej trafikantëve të tragjedisë së Butrintit, 36-vjeçarit Albert Gega, në një prononcim për “Report Tv” ka folur edhe babai i një prej pesë viktimave, Kadri Hoxha.

Kadri Hoxha, babai i 27-vjeçarit Festim Hoxha, është shprehur se i kishte dhënë të birit që të mos ikte por ai nuk e kishte dëgjuar duke u larguar me një bashkëfshatar tijin, 

Ka qënë data 19 tetor unë kam qënë operuar në syrin e djathtë. Erdhi djali më 20 më nxorri. Më sjell në shtëpi dhe në atë kohë vjen edhe një baxhanaku im. Dhe më thotë: Le ta marrë djalin. Unë i them nuk e lë. Por e mori. E mora në telefon dhe e pyeta se ku ishte dhe më tha se ishte në Roskovec. Plaka i tha hajde. Nuk më lënë i tha. Atë natë u mbyt. Më 21 ngrihem dhe isha me një kushëri këtu dhe e prita tërë natën. Ngrihem në mëngjes shkoj në Fier, u interesova.  E mora vesh në Fier që djali kishte vdekur. Sa vij në shtëpi gjeta krushkën këtu se e kishte marrë vesh këtë punë.

Kadri Hoxha, babai i Festim Hoxhës

Ditën e sotme, në prangat e policisë së Fierit, në fshatin Kurjan, ka rënë Albert Gega, 36-vjeç i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve". 

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur 10 vjet më parë ku humbën jetën në ujërat e kanalit të Butrintit pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç dhe nëna e saj 22-vjeçare. Hyqmet Sollaku, Brahim Madhi, Dashamir Mane dhe Albert Gega, po transportonin me një barkë përmes liqenit të Butrintit, me qëllim mbërritjen në Greqi, 21 persona. Gjatë udhëtimit, varka përmbyset dhe për rrjedhojë humbin jetën 5 prej tyre. 

VIKTIMAT 

Ndriçim Myftari, 17 vjeç, Lushnjë

Elvira Jaho, 22 vjeçe, Berat

Kea Jaho, 3 vjeç, Berat 

Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier 

Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti