Në Gjermani për çeljen e ekspozitës, Ramës i ndodh incidenti me punimet e tij (FOTO)

Në Gjermani për çeljen e ekspozitës, Ramës i ndodh incidenti me punimet e tij (FOTO)

Kryeministri Edi Rama në ambjentet e ekspozitës së tij në Gjermani

Siç dihet tashmë, kryeministri Edi Rama përveç politikës ka një pasion të madh për artin. Së fundmi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku ditën e sotme do të çelë një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë.

Media gjermane ‘Ost See’ i ka dedikuar një shkrim hapjes së kësaj ekspozite ku thekson gjithashtu se gjatë rrugës ka ndodhur një incident me punimet e kryeministrit Rama.

“Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”,- thuhet në artikullin e ‘Ost See’.

Media gjermane thekson gjithashtu se kryeministri është një qytetar i thjeshtë në Rostok duke shmangur kështu pritjet dhe darkat zyrtare.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer,”- shkruhet në artikull.

Ekspozita të do të hapet sot, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro. “Ost see”  eka cilësuar ekspozitës si një hapësirë mahnitëse duke publikuar edhe foto nga ambienti që është rrethuar në çdo cep nga veprat e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar edhe vetë disa nga krijimet e tij në profilin e tij në Instagram. 

"Hapësirë magjike,"- shkruan Rama krahas fotove.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 19/11/2018 01:38

    Shume pune me art in e pikturave abstrake pak pune per popullin

    Përgjigju
  • Zenuni: 18/11/2018 17:57

    Z Sapa I ke Rene pikes MILJONAT E EUROVE QE KA VENE ED RAMA NE BANKAT OFF SHORE NE PERMJET TE SHOQES LINDA NUK JUSTIFIKON TE ARDHURAT GJATE GJITHE JETES SE TIJ POLITIKE RAMA KA BO PARE NE KURRIZ TE POPULLIT SHUME SHPEJT DO DALE E VERTETA E ZHGARAVINAVE QE NUK VLENE

    Përgjigju
  • Tani: 17/11/2018 18:00

    O te qift kina nanen me gjith ato shkarravinat e tuja psikopat more ne qaf krejt popllin

    Përgjigju
  • Sazani: 17/11/2018 17:34

    Këtij qelbësire që me dredhka e përdredhka arriti të bëhej k/ ministër , as emrin s’dua ti dëgjoj . Është , historikisht , k/ ministri më i degjeneruar shqipëtar . Qen i pabesë !

    Përgjigju
  • sapa: 17/11/2018 16:51

    Eshte nje metode e bukur kjo e Rames qe kur te vije puna qe ta pyesin per pasurine tju thote qe i kam bere parate me art!

    Përgjigju
    • Iríni: 17/11/2018 17:37

      Po atë metodë ka pasur edhe kur nuk ishte kryebashkiak dhe më von kryeministër. Ai atë di të bejë dhe fiton para edhe në Rostock. Respekt per zotin Rama Flm

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët