Në gjyq vrasësi i Cukut, i shpëton dënimit të përjetshëm, bashkëpunon me Prokurorinë

Në gjyq vrasësi i Cukut, i shpëton dënimit të përjetshëm, bashkëpunon me Prokurorinë

Viktima Artan Cuku dhe autori Mikel Shallari

Mikel Shallari, personi i vetëm i arrestuar për vrasjes e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku, është dërguar në gjykatë si i pandehur. Megjithëse ndaj tij është ngritur një akuzë e rëndë, ai pritet t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm për shkak të marrjes së statusit të bashkëpuntorit të drejtësisë.

Nëse gjykata pranon si të ligjshme këtë marëveshje, ai Shallari rrezikon të dënohet deri në 10 vite burgim. Këtë javë, gjykata do të miratojë kërkesën e prokurorisë për ligjërimin e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë për të. Në rast pranimi, 24-vjeçari që ka pranuar vrasjen e babait të dy fëmijëve, i shpëton burgut përjetë. Pas arrestimit, Mikel Shallari shfaqi pendesë.

Ai pranoi autorësinë e krimit dhe bashkëpunoi me prokurorinë duke rrëfyer emrat personave që e rekrutuan, punësuan dhe paguan për vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë.

Nga ana tjetër, familjarët e ish-drejtuesit të lartë të policisë të vrarë për shkak të detyrës, të cilët janë palë në hetim si të dëmtuar nga ngjarja, kanë kundështuar propozimin e prokurorisë, pretendim ky që do të shqyrtohet nga gjykata. Veç Mikel Shallarit të pandehur për këtë çështja janë marrë bashkëpuntori i tij Kristaq Leçi dhe urdhëruesi e financuesi i kësaj vrasje, shtetasi Bledar Jambelli.

Dalja e emrit të porositësit të vrasjes
Ekzekutori i Cukut te "Rruga e Kosovarëve" ka qenë Mikel Shallari, i cili është paguar nga Bledar Jambelli ose siç njihet ndryshe si Rikardo Muho, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për disa ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës, pas përplasjeve mes bandave. Pas arrestimit nga policia Shallari ka rrëfyer emrin e porositësit që në momentin e arrestimit, por Prokuroria ka mbajtur sekret dëshminë e tij për efekt të hetimeve, ndërsa kërkimet për Jambellin vijojnë prej më shumë se një viti.

Porositësi nuk ndodhet në territorin shqiptar, ndërsa dyshohet se fshihet në shtetin grek. Hetuesit e krimeve e lidhin këtë ngjarje me një arrestim që Drejtoria e Policisë Vlorë ka bërë në vitin 2012 kohë në të cilën ajo drejtohej nga Cuku. Asokohe operacioni i drejtuar nga vetë Cuku çoi në pranga Bledar Jambellin (Rikardo Muho). Arrestimi i Jambellit asokohe u bë për llogari të hetimit se ai ishte personi që kishte vrarë Shpëtim Mukën dhe Ervis Shehun në vitin 2006 në vendin e quajtur Pus-Mezini në Vlorë.

Ndërsa në shtator 2012 ai akuzohej si vrasës i 27-vjeçari Amarildo Delaj në ambientet e lokalit të tij, ku të plagosur kanë mbetur edhe dy klientë. Ngjarjet kanë qenë rrjedhojë e prishjes së pazareve të drogës që nga Spanja të cilat kanë sjellë një zinxhirë krimesh të përgjakshme në qytetin bregdetar. Edhe pse u arrestua në dhjetor 2012 si i përfshirë në tre vrasje, pak vite më vonë Jambelli arriti t’ia hedhë drejtësisë dhe prej asokohe është në liri.

Jo zyrtarisht burimet sqaruan se Shallari është njohur me Jambellin gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit dhe kontaktet e tyre të para i kanë pasur në një burg të Zvicrës, nga ku dhe u zbulua ADN-ja e të riut gjatë hetimit për vrasjen. Për këtë arsye krimet e rënda në përfundimin e hetimeve kanë nxjerrë dhe urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj Jambellit si personi që porositi vrasjen e ish-kryepolicit si hakmarrje për arrestimin nga Cuku në vitin 2012. Urdhër-arresti është nxjerë edhe për të pandehurin tjetër Kristaq Lewi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut