Në kryeqytetin e vjedhjeve të trenave, ku bandat dhe banorët e varfër grabisin vagonët

Në kryeqytetin e vjedhjeve të trenave, ku bandat dhe banorët e varfër grabisin vagonët

Tren mallrash i rrëzuar nga plaçkitësit në Acultzingo

Katër orë larg në juglindje të Mexico City ndodhet qyteza e Acultzingo. Është një vend i varfër e me pluhur i vendosur pas shkëmbinjve të thepisur të Sierra Madre. Shumica e banorëve punojnë tokën. Ata kultivojnë misër dhe avokado dhe rrisin derra e bagëti. Ata gjithashtu grabisin trena, shumë trena. Aq shumë në fakt, saqë Acultzingo është shpallur kryeqyteti botëror i vjedhjes së trenave.

Vetëm vitin e kaluar, janë regjistruar 521 krime të lidhura me ngarkesat e trenave në këtë qytet. Shumica prej këtyre rasteve nuk kanë aspak ngjashmëri me krimet e tjera si vandalizimi i karrocave apo vjedhja e sinjalistikës hekurudhore. Në të kundërt, ato janë vjedhje masive, të organizuara mirë, të cilat nisin me disa marifete të vjetra të kohërave të Pancho Vilas, duke vendosur grumbuj me gurë në shina dhe duke përdorur ushtri të tëra me hajdutë, të cilët grabisin mallin nga vagonët e rrëzuar në tokë.

Ata kanë vjedhur tekila, këpucë, letër higjienike, goma, apo çfarëdo tjetër që kanë mundur. Në një incident të dhunshëm madje, ata i kanë shkaktuar 15 milionë dollarë humbje gjigandit të hekurudhave GMexico Transportes. Të detyruar nga rastet e grabitjeve, kompanitë meksikane po detyrohen të përdorin autostradat për të transportuar mallin, çka i rrit kostot e transportit me 30%. Forcat e sigurisë tejkalohen në numër nga sulmuesit dhe problemi duket se po përkeqësohet.

Lideri i ri i zgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili fitoi ndjeshëm bazuar mbi premtimin e tij për të rikthyer ligjin dhe rendin, do të detyrohet të përballet me këtë situatë, por edhe me kriminalitetin e lartë, numrin e vrasjeve në rritje dhe numrin e pengmarrjeve në rritje.

Por bumi i grabitjes së trenave dëshmon vetëm se sa e vështirë do të jetë kjo detyrë. Fenomeni nisi pasi autoritetet federale mposhtën një tjetër valë kriminale, në tregun e karburantit. Pas kësaj, bandat që vidhnin kamionët që transportonin naftë, u zhvendosën në grabitjen e trenave.

Arsyet e këtij fenomeni, i përqendruar kryesisht në juglindje të Meksikës, janë mbi të gjitha varfëria dhe mundësia për të bërë diçka të tillë dhe të shpëtosh pa u kapur. Madje bandat që veprojnë në këto zona, ftojnë edhe banorët të marrin pjesë nga plaçka, duke fituar kështu besnikërinë e tyre.

Një nga teknikat e përdorura për të ndalur trenat, siç duket edhe në video, është mbushja e shinave me rërë. Të tjera përfshijnë sabotimin e frenave, diçka që shkakton edhe dëmtime të shumta. Dëmet ekonomike nga këto grabitje nuk janë llogaritur ende zyrtarisht, por vihet re një shtim i kostove të siguracionit për mallrat e hekurudhës, ndërsa shteti është detyruar të shpenzojë më tepër për sigurinë në këtë zonë.

Kompanitë që mbështeten në transportin hekurudhor, si prodhuesi i automjeteve Mazda, shprehet se ato janë bërë një dhimbje koke e madhe për ta. Industria i quan vjedhjet të papranueshme dhe i kërkon qeverisë të ngrejë një prokurori të veçantë për këto raste./scan/

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës