'Ne nuk heqim dorë, ne bëjmë histori', letra e lamtumirës së senatorit John McCain kushtuar amerikanëve

'Ne nuk heqim dorë, ne bëjmë histori', letra e lamtumirës së senatorit John McCain kushtuar amerikanëve

Senatori John McCain

Senatori John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare pasi humbi betejën nga kanceri në tru, ka lënë një letër lamtumire për bashkëkombasit e tij amerikanë.

Në letrën e tij, McCain shkruan se edhe pse nuk ka pasur një jetë të lehtë, sërish nuk do ta ndërronte atë me jetën e askujt tjetër.

Kam vërejtur shpesh se unë jam personi më me fat në tokë. Ndihem kështu edhe teksa përgatitem për fundin e jetës sime. E kam dashur jetën time. Kam pasur përvoja, aventura dhe miqësi të mjaftueshme për dhjetë jetë të kënaqshme dhe jam mirënjohës.  Por ashtu si shumica e njerëzve, më vjen keq. Megjithatë nuk do të ndërroja një ditë të jetës sime, në kohëra të mira apo të këqija, për ditën më të mirë të dikujt tjetër.

John McCain, senator

Në fund të letrës ai i ka bërë thirrje amerikanëve që të mos i humbin shpresat dhe të vazhdojnë të bëjnë histori, siç edhe kanë bërë gjithmonë.

Letra e John McCain:

Letër drejtuar bashkëkombësave të mi amerikanë, të cilëve iu kam shërbyer me mirënjohje për gjashtëdhjetë vjet, dhe sidomos miqëve të mi nga Arizona.

Ju faleminderit për privilegjin për t'ju shërbyer dhe për jetën e dobishme që shërbimi në uniformë dhe në zyrën publike më ka lejuar të udhëheq. Kam provuar t'i shërbej vendit tonë me nder. Kam bërë gabime, por shpresoj që dashuria ime për Amerikën të peshohet në mënyrë të favorshme ndaj tyre.

Kam vërejtur shpesh se unë jam personi më me fat në tokë. Ndihem kështu edhe teksa përgatitem për fundin e jetës sime. E kam dashur jetën time. Kam pasur përvoja, aventura dhe miqësi të mjaftueshme për dhjetë jetë të kënaqshme dhe jam mirënjohës.  Por ashtu si shumica e njerëzve, më vjen keq. Megjithatë nuk do të ndërroja një ditë të jetës sime, në kohëra të mira apo të këqija, për ditën më të mirë të dikujt tjetër.

Ia kam borxh këtë kënaqësi dashurisë së familjes sime. Askush nuk kishte kurrë një grua apo fëmijë më të dashur, për të cilin do të ishte më krenar se unë. Dhe për këtë ia kam borxh Amerikës.  

Kjo për shkak se Amerika më ofroi - lirinë, drejtësinë, respektin për dinjitetin e njerëzve – gjëra këto që sjellin lumturi më sublime se kënaqësitë e kaluara të jetës.

Jetova dhe vdiqa si një amerikan krenar. Ne jemi qytetarë të Republikës më të madhe të botës, një komb idealesh, jo gjaku dhe toke. Ne jemi të bekuar dhe jemi një bekim për njerëzimin. Ne kemi ndihmuar në çlirimin e më shumë njerëzve nga tirania dhe varfëria se kurrë më parë në histori.

Por ne e dobësojmë madhështinë tonë kur e ngatërrojmë patriotizmin me rivalitetet fisnore që kanë mbjellë fyerje, urrejtje dhe dhunë në të gjitha anët e globit.

Jemi treqind e njëzet e pesë milionë individë me mendje dhe identitete të ndryshme. Ne zihemi, konkurojmë dhe ndonjëherë fyejmë njëri-tjetrin në debatet tona të ashpra publike. Por gjithnjë kemi pasur shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa mosmarrëveshje.

Por vetëm nëse ne kujtojmë dhe i japim besën njëri-tjetrit se do ta duam vendin tonë do të kalojmë nëpër këto kohë sfiduese. Përmes tyre do të rikthehemi më të fortë se më parë. Ne gjithmonë e bëjmë.

Dhjetë vjet më parë, unë kam pasur privilegjin të pranoj humbjen në zgjedhjet për president. Unë dua t'ju jap lamtumirën time me besimin që ndjeva aq fort në atë mbrëmjenga qytetarët amerikanë.

Vazhdoj ende ta ndjej fuqishëm.

Mos e humbni shpresën nga vështirësitë e tanishme, por besoni gjithmonë në premtimin dhe madhështinë e Amerikës, sepse këtu nuk është asgjë e pashmangshme.

Amerikanët nuk heqin dorë kurrë. Kurrë nuk fshihemi nga historia. Ne bëjmë histori.

Lamtumirë, amerikanë. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë