POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Ne serbët po zhdukemi, shqiptarët janë më të rinj”, del video nga fjalimi i Vuçiç në takimin në Kosovë

Një video po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale  dhe të gjitha mediat kosovare. Është një fjalim i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ankohet për gjendjen e serbëve në Republikën e Kosovës.

Gjatë një mbledhjeje në Zubin Potok në Veri të Kosovës, ku Vuçiç ka folur me kryetarët e komunave serbe dhe përfaqësuesit e listës Srpska, presidenti serb, është xhiruar nga një kamera amatore duke thënë se populli shqiptar është më i ri, ndërsa serbët po zhduken, shkruan Indeksonline.

 “… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë  por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.  Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, thotë Vuçiç.

Fjalimi i Vuçiç para kryetarëve të komunave serbe

Fjalimi i plotë:

Do të provojë me disa fjalë, ata që është e mundshme për opinionin pastaj kur të dalin gazetarët do t’ju them disa detaje tjera nga përmbajtja e bisedimeve politike me Prishtinën çka është ajo që mendojë, çka është ajo që pres, dhe çka është ajo që assesi nuk mund të shpresojmë.

Ajo që është me rëndësi dhe më duket se ju e ndjeni është që për herë të parë duke iu falënderuar gjendjes së buxhetit të Serbisë, rritjes së ekonomike serbe mund të ju ndihmojmë më tepër popullit tonë në Kosovë dhe Metohi.

Edhe pse këtë shumë nga ne shpesh e nënçmojnë unë mendoj se është e rëndësisë më të madhe thelbësore për forcimin e pozitave të serbëve dhe forcimit të pozitës së Serbisë dhe për forcimin e kapacitetit dhe potencialit të popullit në të ardhmen. Mu për këtë sonte jam i gatshëm të dëgjojë përfaqësuesit të komunave dhe të ndërmarrjeve tona publike dhe të kompanive tona sepse e keni të qartë që nga investimit në Trepçë deri te investimi në Gazivodë dhe çka shtesë duhet të bëjmë deri të ngritja e reparteve prodhuese në Kosovë dhe Metohi këto janë gjëra që thelbësishtë do të ndryshojnë gjendjen e popullit tonë.

Kur kemi pasur 17% serbë, kur ka ardhur Millosheviqi në Gazimestan kemi pasur 17% serbë në krahinë dhe ka pasur pak shpresë pastaj kemi ngelur pa Kninin serbët në Sarajevë, pasi shpesh flitet për Sarajevë multi-entike nga 150 kanë ngelur 1 mijë në Prishtinë nga 40 mijë sa kemi qenë nuk jemi as 10… apo jo Pope? 10, pa llogaritur Gracanicën. Jo 10 mijë, por vetme 10 veta.

Nuk është bash rezultat i mirë. Dhe nuk mendojë se Millosheviqi qëllimisht apo se është fajtor për gjithçka as rastësisht rrethana të rënda, të tmerrshme. , por këtë duhet llogaritur jo të bëhemi të mirë para popullit.

Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: Çfarë Merkeli, nuk dua ta di…

E di unë sa jemi të vegjël për Gjermanië dhe Merkelin. Të rrezikojë Serbinë duke foluar ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbisë.

Mirë mundem të llogarisë dhe të numëroj, mirë mundem të parashikojë punët në botë. Nuk jemi vetë në botë.

Patjetër të mundohemi të jemi edhe më të fort  dhe më të fuqishëm sikurse janë sjellur shqiptarët  vitet e 70-ta dhe 80-ta. Bash ashtu të sillem, të mbahemi bashkë, të mbahemi të fortë.

Të mbahemi ashtu dhe të jemi krenar me Listën Srpska, si të mbahet ajo. Kemi njerëz të mirë dhe të këqinjë. Të shohim se çka mund të bëjmë në të ardhmen mundemi ekonomikisht të forcojmë serbët në Kosovë dhe Serbi.

Nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë  por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.  Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dijmë cka të ndryshojmë për të ardhmen. Prandaj, për secilin komunë: Kllokoti , Ranillugi, Parteshi , Shetpërca, Gracanica, Novo Bërdo dhe 4 komunat në veri të bëjmë gjitha që mundet që njerëzit të shohim cila është qasje e shtetit të zhvillojë bizneset private.

Është momenti i fundit. Jemi mes 5 dhe 6 % në Kosovë dhe Metohi. Çkado që kemi nga kadastra cka do që kemi tokë nuk duhet t’ju them se çka duhet të thotë kjo. Është një pyetje nëse akoma ka një shancë diçka të ruajmë dhe diçka të kthejmë në cilin kuptim. Por nëse ekziston shans tepër i vogël për çkado qoftë këtë patjetër ta bëjmë në mënyurë më të përgjegjshëm dhe të jemi edhe më të fortë dhe më të bashkuar. Se kam problem çdo herë kuj ju presion shqiptarët, amerikanët, gjermanët, anglezët, francezët, kushdo qoftë lirisht thoni: Ai Vuçiqi ynë i keq, ai i ka fajet për gjithçka. Jam në gjendje t’i pranojë ato sulme nga ata dhe nga populli ynë dhe më mirë të jemi unë fajtos se të jeni ju. Sepse nuk jeni. Nuk jam as unë por e kam rëndë dikën ta bind.

Prandaj duhet ta forcojmë Trepçën. Prandaj shkojnë 13 milionë euro, a e dini sa janë 13 milionë euro?. Kemi sjellë vendim, 13 milionë euro shkojnë në Trepçë. Prandaj kemi sjellë vendim që t’ia japim 6 milionë  euro për ujësjellësin Mitorivcë- Zvcan –Zubin Potok.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Noci: 11/09/2018 19:48

    Sillni femrat serbe ne shipri si mos te zhdukni Si rrac

    Përgjigju