Në Shqipëri vrasësit përkëdhelen!!!

Në Shqipëri vrasësit përkëdhelen!!!

Foto ilustruese

Jo pak, por disa herë unë kam bërë nga kronika deri reportazhe, transmetime live, me ankthin e qytetarëve për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën, gjithmonë te vijat e bardha, pasi ka po ashtu pafund raste kur qytetarët kalojnë ku t'iu teket.

Jo dy fjalë, po disa???

Po si mundet që këta vrasës rrugorë të përkëdhelen me një gjobë 1000 mijë lekë dhe pse ata janë koshientë për të marrë para me makinë ç'të ketë te vijat e bardha, përfshi dhe njerëz të gjallë??

Po si mundet që pasi gjobiten, këta ikin sërish të lirë duke krijuar mllef për njerëzit që u dolën para te vijat e bardha dhe u bënë shkaktarë për gjobën që morën? Po si mund t'i lejoni këta pa i kaluar në ritestim për rrezikshmëri shoqërore?

Po si mundet që pasi i gjobisni për një nga shkeljet më të rënda si vijat e bardha apo semafori, ndaj tyre nuk nisni asnjë hetim si kanë marrë patentën, çfarë arkivi kanë si shoferë apo akoma më tej mos janë me precedent penal me drejtësinë?! Apo siç ju pëlqen ta quani "Forca e Ligjit"

Çfarë ndryshojnë këta nga një grabitës që të plagos, të merr pasurinë apo jetën apo një agresor që dhunon rëndom, "laçat" ?!

Tani disa fakte:

Kryqëzimet dhe semaforët që marrin jetë:

9 Katëshet

21 Dhjetori

Komuna e Parisit

Presidenca me bulevardin

Ura e Hotel Dajtit

Galeria e Arteve

Rruga e Elbasanit

Kafe Flora, qendër, Hotel Tirana

Ka sërish nëpër të gjithë Shqipërinë, por këto janë të rrezikshme dhe me fluksin më të madh të mjeteve e këmbësorëve, janë të rrezikshme vetëm për neglizhencë ose më keq, janë lënë qëllimisht!

Si mundet që t'iu jepet të drejtë me semafor edhe makinës edhe këmbësorëve, kur ne kemi shoferët më agresivë, më të paditur dhe më të paduruar në timon.

Nëse ka 20 deri në 90 sekonda semafor, me përparësi makina e këmbësorë, përse s’e ndani kohën dhe secili të kalojë në kohën e tij.

Lërini më pak kohë këmbësorëve përfshi dhe mua, por të paktën të kalojmë me të jeshile e jo të dhunuar nga shoferë arrogantë “ec ore trap, o ropsh, o qorr, o hale, o tutkun, pipipipi se më ke zënë rrugën".

E vlerësoj aksionin e policisë që po gjobit këta të papërgjegjshëm, do doja të gjobisni dhe qytetarët që nuk respektojnë sinjalistikën: Kodi Rrugor e ka taksative edhe këtë.

Por meqenëse jeni investuar te kjo situatë që duhet ta kishit parësore shumë kohë më parë, bëni diçka që edhe sinjalistika së paku të sistemohet sa më parë, në të kundërt kjo do të mbetet një fushatë gjobash. Një shembull pozitiv e keni. Rripi i sigurimit është sot meritë e Policisë Rrugore.


(Postimi i gazetarit Arsen Rusta shoqëruar me foto ilustruese)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 23/06/2018 15:45

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian