Në Tiranë ka rënë zia pas arratisjes së Gruevskit, po Meta ka gisht?

Në Tiranë ka rënë zia pas arratisjes së Gruevskit, po Meta ka gisht?

Nikola Gruevski

Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës. Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar.

Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari. Po Meta ka gisht? Këtë e di FBI. Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një President.

Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t'i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërkoi liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi.

Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar? Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër. Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvëndës ministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër.

E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji? Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kriminale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tao: 18/11/2018 21:55

    Me pyesni dhe mua. Me degjoni dhe mua, dhe me pyesni dhe mua. Avokati Ka te drejte. Po ato qe thot avokati tere shqiptaret I dine. Tjeter gjesh SDI avokati. E njoh dhe ska asnje ndryshim avokati nga ish e tash pushtetaret rane. Avokati eshte thjesht nje kokrra e kokres... . me pyesni dhe mua per ate. Ne ndokush do te pyesi, qofte edhe taku, ketu jam dhe ju kthej pergjigje...

    Përgjigju
  • tao: 18/11/2018 21:55

    Me pyesni dhe mua. Me degjoni dhe mua, dhe me pyesni dhe mua. Avokati Ka te drejte. Po ato qe thot avokati tere shqiptaret I dine. Tjeter gjesh SDI avokati. E njoh dhe ska asnje ndryshim avokati nga ish e tash pushtetaret rane. Avokati eshte thjesht nje kokrra e kokres... . me pyesni dhe mua per ate. Ne ndokush do te pyesi, qofte edhe taku, ketu jam dhe ju kthej pergjigje...

    Përgjigju
  • Nazmi: 18/11/2018 11:20

    TAKU PRESIDENT ! TAKU eshte patriot dhe atdhetar i papare dhe e meriton te jete PRESIDENT i SHQIPERISE Sot , sepse ne krye te Presidences kemi nje HAJDUT me Damke qe e propozoi frrikacaku Edi Rama!

    Përgjigju
  • Jorgo: 17/11/2018 02:17

    TAKU KA PLOTESISHT TE DREJTE , BILES NGA INFORMACIONET E FBI THUHET SE GRUEVSKI KA FJETUR NJE NATE TEK SHTEPIA E KRYEHAJDUTIT ME ÇIZME TE LSI PETRIT VASILIT DHE DITEN TJETER KA SHKUAR TEK AMBASADA HUNGAREZE NE TIRANE! SHBA PO HETON DHE INVESTIGON GJITHÇKA , PRANDAJ EDHE AVOKATI I MADH NGJELA KA PLOTESISHT TE DREJTE PER PYTJET QE I BEN PRESIDENTIT TE REPUBLIKES . SPARTAK NGJELA DUHET TE JETE PRESIDENTI I SHQIPTAREVE SEPSE E MERITON . RROFTE SPARTAK NGJELA I MADH

    Përgjigju
  • Nevila: 16/11/2018 20:24

    I Love Spartak Ngjela ! Respekte i nderuar dhe i respektuar Avokat Spartak Ngjela! Jam 100% dokord me analizen dhe shkrimet e tua pèrgjithèsisht . Je njèsh Avokat NGJELA

    Përgjigju
  • Pagesa nga antishqiptaret: 16/11/2018 20:01

    Gruevski eshte nje antishqiptare e deklaruar por antishqiptaret qe gjithmon jane ne krye te shtetit e qeveris e kan mbrojtur. Ketu ne shqiperi ka shume valut si nga droga si nga agjenturat e huaja. Prandaj sbejn hajr shqiptaret se qeverisin te huajt keqdashes

    Përgjigju
    • Zani: 17/11/2018 02:26

      O Taku je Legjende dhe i pazevendesueshem! RROFSH 1.000 Vjet O TAKU Bosi ! Edi Rama Nuk tregoi Burrèri , që ti jepte Avokat Ngjeles nje Ministri !! Te Falenderoj TAKU

  • Geri: 16/11/2018 17:58

    Nuk e ka ndihmuar Iliri por Monika. Ajo e njeh me mire zonen kufitare te Dibres. Ajo eshte presidentja e vertete e vendit , jo Ilir mafishja.

    Përgjigju
    • Ilir Profka: 20/11/2018 15:42

      Geri.jam.plotesisht dakort me ty po Monikes Iliri i tha ama

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë