Në varrezat në Ufa të Rusis u shfaq një lapidar gjigant në formën e iPhone-t (Foto)

Në varrezat në Ufa të Rusis u shfaq një lapidar gjigant në formën e iPhone-t (Foto)

Lapidar gjigant në varrezë në formën e iPhone-t

Në varrezat në Ufa të Rusis u shfaq një tabletë gjigante në formën e një iPhoni.

Fotoja e vajzës së re shfaqet si një “screensaver” tek iPhone, e cila ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare.

Vajza në foto e quajtur Rita Shameeva, ka vdekur në vitin 2016, mirëpo sipas asaj që është thënë nga banorët e qytetit, instalimi është shfaqur në varreza dy vjet pas vdekjes së saj, duke shkaktuar polemika dhe të qeshura te çdo person që e shihnte.

Për këtë instalim ishte babai i saj ai që e donte këtë gjë. Prindi dëshironte që ta përkujtonte vajzën e tij me këtë veprim, e cila punonte për Apple në Rusi.

Gjithashtu mbi varrezë është instaluar një tablet, që raporton në një faqe interneti dedikuar vdekjes së 25 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Lapidari i ndërtuar ka formën e një iPhone 6, të kompletuar me butona anësore dhe kamera në anën e pasme.

Lapidar gjigant në varrezë në formën e iPhone-t.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale