Ftesa e Ramës për Bashën, Boçi në Report Tv: 'Dhuratë greke', të arrestonte Tahirin

Ftesa e Edi Ramës për Lulzim Bashën është një "dhuratë greke". Kështu u shpreh deputeti demokrat, Luçiano Boçi i ftuar në studion e Report Tv. Për demokratët, kjo lëvizje e Ramës është një përpjekje për t'i ngritur kurth opozitës dhe lidershipit të saj për të kapitalizuar politikisht veten e tij.

Luçiano Boçi thekson se Rama duhet të kishte ndërmarrë veprime konkrete nëse do donte të bashkëpunonte me opozitën, duke arrestuar ish-ministrin e Brendshëm, policët e korruptuar dhe kokat e krimit. 

Z.Rama nuk është zgjedhur para një jave kryeministër, por si ftesë është "dhurata greke" e radhës e Ramës. Është një thënie latine që i ka rezistuar kohës kur tjetri bën një dhuratë kur ka një tradhti të vogël që përkthehet në pasojë. Rama është i pabesueshëm, një kryeministër që luan keq në fushën e madhe të politikës, i pëlqen loja me porta të vogla dhe çdo situatë kërkon ta kapitalizojë në favorin e vet. Rama është tashmë politikan i zbuluar në formatin e tij, krejtësisht i pabesë. Këto ftesa, ftesa literale t'i kishte bërë në mënyrë konkrete, kishte kohë të arrestonte ministrin e Brendshëm, policët e korruptuar dhe kriminelët. Kishte kohë të bënte reformën zgjedhore duke marrë në shqyrtim kërkesat e opozitës. Por ajo që bën është glorifikimi i vetvetes. 

Luçiano Boçi, deputet i PD

Duke komentuar rekomandimin e KE për çeljen e negociatave, deputeti demokrat tha se PD ka qenë dhe mbetet promotore e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Ka qenë PD ajo që i dha shtysë marrëveshjes së stabilizim-asociimit. Ka qenë PD që liberalizoi vizat dhe futi Shqipërinë në NATO dhe bëri gati marrjen e statusit të vendit kandidat që u pengua nga kryeministri i sotëm. Vetëm dy ditë përpara Basha ka bërë takime në Bundestag, me përfaqëuses të shtetit gjerman, të partive popullore që Shqipërisë t'i hapen negociatat. Opozita e ka treguar jo vetëm më historinë por edhe me angazhimin real". 

Luçiano Boçi, deputet i PD

Socialistët shprehën rezerva për takimet e Bashës në Bundestagun gjerman, kur thanë se përkrah kryedemokratit nuk doli asnjë deputet gjerman që të provonte ato që shprehu kreu demokrat. "Z.Çuçi ta dijë se takimet në Bundestag nuk janë si takimet e kafeja e Kuvendit. Nuk duhet ky argument për kaluar provën e të vërtetës", u përgjigj Boçi, i cili shtoi se Gjermania është një nga ato vende që ka shprehur skepticizëm për rekomandimin e KE. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 20/04/2018 10:25

    Ore t srretohet njeher diali saliut sali luli e pasaj t gjykohet tahiri

    Përgjigju
  • lena: 19/04/2018 19:53

    nuk e di si nuk kane turp flasin per tjer kur vete jane ne pisllek turp

    Përgjigju
    • Tirona: 19/04/2018 20:48

      Mos ardhte kurre ajo kohe qe nje kryeminister te kete ne dore te burgosi apo te liroje dike nga burgu

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend