Negociatat, Cutillo: Italia, avokat i Shqipërisë në BE, luftoni korrupsionin

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka komentuar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kryediplomati italian u shpreh optimist për këtë hap të rëndësishëm, duke deklaruar se Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në BE.

“Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është optimist. Është moment historik. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë. Shpresoj që gjithë vendeve anëtare të BE ta presim rekomandimin. Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”

Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë

Më tej, Cutillo i bëri thirrje Shqipërisë të luftojë korrupsionin. Nga Gjirokastra, ambasadori theksoi se duhet gjetur mënyra e duhur për të thyer korrupsionin dhe që ky fenomen të mos përsëritet më.

"Jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten"

Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
'Peshqit e mëdhenj'? Cutillo: Të mëdhenj e të vegjël, të gjithë para ligjit!

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka folur për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, siç i quan ambasadori i SHBA, Donald Lu.

I pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e Donald Lu për arrestimet ‘VIP’, Cutillo u shpreh se peshq të vegjël apo të mëdhenj duhet të japin llogari para ligjit.

“Të gjithë shqiptarët shpresojnë që qetësia shqiptare të funksionojë. Ata që kryejnë krime të mëdha të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen”,

Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë në Tiranë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 24/04/2018 17:47

    Respekt,qe zoti Cutillo Ambasador i Italise ne Shqiperi ka artikuluar ekzaktesisht sikurse shumica e shqiptareve;qe bashkimin me EU e duan se pari per garantimin e shtetit funksional te se drejtes dhe barazise se gjithe qytetareve para ligjit,per ndeshkimin e pameshirshem te kryarkitekteve te tranzicionit rraskapites te tejzgjatur te pas-nentedhjetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Bënë sherr, 60 vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54 vjeçaren amerikane

Vlorë/ Bënë sherr, 60 vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54 vjeçaren amerikane