Negociatat, nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

Negociatat, nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

Rama dhe Merkel

TIRANE-Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë nesër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Para vizitës Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama të mërkurën do të niset për në Gjermani, pasi të enjten do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Deri në qershor Shqipëria do të lobojë në vendet skeptike të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda për t’i bindur që t’i japin një shans për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në datë 17 prill.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinion.: 23/04/2018 15:27

    Negociatat Stop Kanabisit ne Evrop. kjo eshte tema nr-1.dhe ju garatoj se merkela bene presion te madhe rama per stop emigracionit te paligjshum,por rama rrene dhe falcifikon takimin kur te vjen ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/04/2018 12:52

    Forca Edi.

    Përgjigju
    • Kole Kola: 23/04/2018 15:34

      Shqiperia emeriton te behet pjese eropjane. Shpresoj te kryminisri vendit Z.Edi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja