Negociatat, nis në Bruksel procesi screening për Shqipërinë, Hahn: Jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

BRUKSEL-Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan sot takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit, që ka në themel gjyqësorin. Takimi i sotëm shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, që pritet të hapen në vitin e ardhshëm, ndërsa Shqipëria po fiton kohë në përgatitje të procesit. Komisioneri Johannes Hahn vlerësoi përpjekjet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia në kuadër të procesit të hapjes së negociatave. ‘Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi, është në rrugën e duhur drejt BE-së’ tha ai. Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj referuar kapitullit 23, tha se Shqipëria do ta mbyllë në një fazë të hershme, pasi vettingu po vijon pastrimin e gjyqësorit duke rikthyer besimin e qytetarëve të drejtësia.

Procesi screening është mjaft i rëndësishëm dhe shënon një faqe të re për mobilizimin e vendit për vijimin e reformave. Vendimi për të hapur negociatat në 2019 e vendos Shqipërinë në kushte duke i dhënë fuqi dhe në fillim të këtij procesi është një përballje për përgatitjen e negociatave. Nuk është vetëm takim teknik. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Kapitulli 23, më i vështiri dhe që duhet më shumë kohë, në rastin e Shqipërisë do të synohet që të mbyllet në një fazë të hershme. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane.

Etilda Gjonaj

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrja Gjonaj është njohur me aktet ligjore dhe trajtimin e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore të njeriut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leta: 29/09/2018 09:27

    Per mendimin tim e vetmja reforme e vertet e sakt dhe e plote qe ka bere shqiperia ne kto 27 vite demokraci eshte kjo ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Besi: 29/09/2018 09:25

    Qe ta dini mire Integrimi i shqiperise ne BE fillon nga reforma ne drejtesi dhe kjo cupa do mbahet mend gjate per kete gje.

    Përgjigju
  • Elena: 29/09/2018 09:24

    Gjeja qe me ngroh me shume mua te vazhdoj te jetoj dhe punoj ne shqiperi eshte kjo reforma ne drejtesi qe ka filluar te zbatohet. Me jep nje siguri per femijet dhe per te nesermen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës