Ftesa e Ramës për dialog? Opozita: Bëj hapin e parë, liro 11 kuksianët

Përfaqësuesit e opozitës, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe n/kryetari i PD, Paloka zhvilluan një takim me përfaqësuesen e lartë të BE që ndodhet në Tiranë, Mogherini pas rekomandimit për hapjen e negociatave.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi u shpreh se i kërkuan Mogherinit që të ndërhynte te Rama për të liruar 11 protestuesit nga Kukësi që u arrestuan pas protestës së dhunshme.

Ftesës së Ramës për bashkëpunim, Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se i vetmi që nuk ka ngjyra kuqezi është Rama. Paloka u shpreh se lirimi i protestuesve është hapi i parë që presin nga Rama, ndërsa i ka kërkuar që të mos sulmojë opozitën, por të bindë vendet skeptike.

Sapo mbaruam takimin me Mogherinin, ishte mjaft miqësor. Në raport janë problemet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Ne i kërkuam Mogherinit, që të ndërhynte te Rama për të lejuar 11 kuksianët, duke pasur parasysh që Rama kërkoi fjale. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim. Mogherini falënderoi opozitën shqiptare, meritat janë qoftë për shumicën, por më shumë mbi opozitën, pasi ka sakrifikuar më shumë për t’u dhënë më shumë mundësi shqiptarëve. Është një rrugë e vështirë deri në qershor. Është e vështirë se situata ku kalon BE e bën më skeptike, por detyrat janë më të rëndësishme. Ftesa e Ramës? Opozita ka kaluar cdo limit të bashkëpunimit me Ramën, me prezencën në parlament, por i vetmi njeri që nuk ka ngjyrat kuqezi është Rama, pasi ata që kanë vendosur të veshin ngjyrën kuqezi e kanë bërë. Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e Shqipërisë. Kushti që ka vendosur BE është Edi Rama.

Monika Kryemadhi

Në emër të PD dhe opozitës falënderuam Mogherinin për mbështetjen për të dhënë rekomandimin. Uruam që deri në qershor qëndrimi i disa vendeve që janë skeptike të ndryshojë sepse për ne si opozitë, negociatat jo vetëm jan prioritet, por e shohim si mënyrë që BE të rrisë monitorimin ndaj Shqipërisë, që për fat të keq është simbol i lidhjes së krimit me politikën. Ne kërkuam që KE të jetë më vëzhgues dhe më transparent. Rasti i Tahirit, ka qenë i lidhur me trafikun e drogës ka kaluar si cështje periferike. Uruam që në qershor negociata të hapen Protesta deri në qershor? Sot ne kemi në burg 11 qytetarët të pafajshëm, kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria është lirimi i tyre. Mogherini foli për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, por hapi i parë duhet të merret nga Rama për t’i liruar. Detyra e qeverisë është që të bindë skeptikët dhe jo të sulmojë opozitën.

Edi Paloka

Rama dje bëri një prononcim makabër, tha që opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat, absolutisht nuk mund të bëhej.

Tritan Shehu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona. floriri: 18/04/2018 15:29

    Dy qelbesirat qe kurre nuk dine te thone nje fjale te mire po shafran nxjerrin nga goja po pelcasin nga inati Sh B A e Europa nuk ju degjojne ju se kane sy e veshe , ju njohen cfar marke surrugato jeni se skeni lene fjale pa ju thene atyre e mendoni per Ramen Ju rroni jashte realitetit : -kuksianet nuk I futi Rama ne burg e as mund ti liroje se nuk eshte kjo drejtesia qe duam eshte ajo e kohes suaj Ata qe demtuan duhet ta cdrmtojne me qe ju vjen kaq keq paguani ju demin e tyre se xhepat polot I kini Po te isha si ata kurre nuk do ketkoja lirim nga ju qe I perdoret duke shfrytezuar hallin e tyre Rama do beje mire te beje zgjedhje te parakohshme e ta shihni sa ju vlen lekura te pakten leshelia do mbetet ish vetem me Monea cizmen e Petritin te thone

    Përgjigju
  • Τini: 18/04/2018 15:22

    Kryemadhi duhet te jete objekt hetimi nga prokuroria ,per nxirje te veprimeve te dhunshme . Turp, kur kerkon nga qeveria lirimin e 11 kuksuaneve, qe demtuan pronen dhe wellyan policine . Qe ne kerjese je kunder refirmes ne drejtesi , pasi qeveria dhe politika duhet ti largojne duart nga pllitika . Po kaloni ne njerez te neverutshem per mbare dhqiptaret . Kush nga kuksianet ka protestyar ne menyre demokrstike te lirihet dhe ata qe demtuan te denohen sipas ligjit

    Përgjigju
  • Eri: 18/04/2018 14:28

    Znj. Mogherini, pse i takon keta bullshits qe s'i duhen as dreqit?! Leri te harrohen ne vogelsine e tyre, plehrat qe lane kockat dhe vazhdojne ta bejne per te bllokuar negociatat. Plehra antishqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin