Negociatat, Rama-skeptikëve: Shqipëria nuk është 'kokë turku', progresi ynë befasues

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë vendet e huaja, që janë skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE, duke ju thënë se vendi ynë nuk mund të bëhet peng dhe të përdoret si 'kokë turku' nga asnjë forcë politike apo individ.

"Ne kemi marrë rekomandimin të qartë dhe pa kushte, çka nënkupton që teknikisht kemi përmbushur detyrimet. Detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë. Tani është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik, dhe këtu ka gjithmonë luftë pasi ka interesa të ndryshme. Shqipëria dua të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret nga forcat politike dhe individët si një lloj 'koke turke' për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë"

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë


Nga Gjermania, ku pritet të takohet me Kancelaren Angela Merkel për negociatat, kreu i ekzekutivit deklaroi në një intervistë për Deutsche Welle se Shqipëria ka bërë progres befasues dhe për këtë duhet të jetë pjesë e familjes evropiane. 

"Varet nga këndvështrimi, ne kemi bërë progres befasues. Përmes Vettingut vetëm në hapat e parë kemi 21 gjyqtarë e prokurorë jashtë sistemit. Sistemi po pastrohet. Në raportin e progresit është shprehur qartë se ky është një model që duhet përhapur në vendet e rajonit"

kryeministri Edi Rama


Rama vuri theksin te Reforma në Drejtësi, duke u ndalur te rezultatet e Vettingut, ku tha se deri më tani 21 gjyqtarë e prokurorë të korruptuar janë jashtë sistemit. Gjithashtu, ai u ndal dhe te një tjetër arritje, që sipas tij, është çrrënjosja e kultivimit të kanabisit.

Intervista e kryeministrit Edi Rama për 'DW'
Ju pamë të flisni për ndërtimin e një Shqipërie Evropiane. Çfarë do t’i thoni Kancelares Merkel në mënyrë që të merrni mbështetjen e saj?

Nuk ka shumë për t’i thënë Kancelares, sepse ajo është në dijeni të rajonit, sfidave dhe nevojës për një perspektivë të qartë. Do të diskutojmë për progresin e bërë deri tani, për faktin që KE na dha rekomandim të qartë pa asnjë kushtëzim dhe nevoja ëpr të nisur sa më shpejt negociatat. Nuk është fundi i një procesi, por fundi i një faze dhe nisja e një faze tjetër edhe më të vështirë.

Keni një datë në mendje?
Sot.

Sot? Në rregull. A do binden vendet anëtare për hyrjen e Shqipërisë në BE?
Ne kemi marrë rekomandimin të qartë dhe pa kushte, çka nënkupton që teknikisht kemi përmbushur detyrimet. Detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë. Tani është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik, dhe këtu ka gjithmonë luftë pasi ka interesa të ndryshme. Shqipëria dua të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret nga forcat politike dhe individët si një lloj 'koke turke' për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë.

Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces. Besoj se Merkel, që është kampione evropiane dhe e proceseve transformuese, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë. Rrugëtimi do të jetë i vështirë, por është thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. 

Diskutimet me Malin i Zi, çfarë do të thuash?
Mali i Zi është një partner i qartë i BE dhe NATO. Rast që tregon se ka rëndësi në rajon, ka aktorë të tretë që përpiqen të ndërhyjnë. 

Deklarata e Krichbaum për zbatimin e reformave. Më pak korrupsion, më pak krim dhe ekonomi e hapur. Sa kohë do i duhet Shiqpërisë për të ecur në këtë rrugë?
Varet nga këndvështrimi, ne kemi bërë progres befasues. Përmes Vettingut vetëm në hapat e parë kemi 21 gjyqtarë e prokurorë jashtë sistemit. Sistemi po pastrohet. Në raportin e progresit është shprehur qartë se ky është një model që duhet përhapur në vendet e rajonit.

Rezultatet befasuese të çrrënjosjes së kultivimit të kanabisit. Pra, po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani është mjaftueshëm. Po ta shohim si anëtarë jam dakord me zotërinë se kemi shumë për të bërë. Kjo ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë gati, po të ishim gati do t’i kishim bërë këto. Kemi mjaft raporte të pavarura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 25/04/2018 16:35

    Veç ua kam me e fut Shqipnin ne Evropi.Tan shqiptaren te me puthin kamet se jam i bekum prej zotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale