‘Nëna e vetme me tre vajza’, Rama viziton familjen në nevojë, u premton një shtëpi të re (VIDEO)

‘Nëna e vetme me tre vajza’, Rama viziton familjen në nevojë, u premton një shtëpi të re (VIDEO)

Edi Rama gjatë vizitës në familjen në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Age Palit, një nënë e vetme e cila ka tre vajza. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj rreth 2 vjet më parë gjendja ekonomike e familjes së saj është përkeqësuar ndjeshëm. Shtëpia në të cilën jeton me vajzat e mitura është në kushte të vështira.

Gjatë vizitës së Ramës, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vajzat tregojnë se janë nxënëse shumë të mira dhe se ëndërrojnë që të vazhdojnë shkollën e lartë, ndërsa nëna kërkon vetëm një punë me të cilën do të mund të ushqejë vajzat.

Tre vajzat e Ages shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore.

Edi Rama, kryeministër

Rama u ka shpërndarë libra për të lexuar tre vajzave duke u premtuar ndërtimin e një shtëpie të re për ta.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin