Nëse Xhisiela nuk lihet vetëm...

Nëse Xhisiela nuk lihet vetëm...

Xhesiela Maloku dhe ish i dashuri i saj, Rexhep Rraja

Të shohësh fotot në profilin në facebook të djalit të deputetit socialist Rraja, të ngjallin krupën: Kallashnikov në dorë, grumbuj 500 euroshe, makina të shtrenjta në fokus, armë, drogë. Janë foto të para e të ripara. Janë fotot e birbove, të fëmijëve të pasur të disa biznesmenëve, politikës, të drejtësisë... Pamjet janë të njëjtat dhe ne jemi një shoqëri që nuk i dënon, por i admiron këta... 

Xhisiela, vajza nga Fushë Kruja, e ka admiruar edhe ajo Rexhepin e saj, për 8 vite të gjata (dashuria është e verbër); e ka dashuruar djalin e pasur, ka pëlqyer stilin e tij kitsch e kriminal, pasi kriminale është propaganda e tij e armëve dhe e drogës në Facebook, por deri në një pikë. Vajza nuk ka duruar dhunën. E ka denoncuar atë, për ta tërhequr më pas, nga frika? Shantazhi? Kërcënimi? Këtu duhet të ndërhyjë shteti, drejtësia, psikologët, shërbimet sociale: Vajza u tërhoq nga një dhunë e frikë e mëtejshme, apo sepse bëri paqe me ish të fejuarin e saj. Shantazhet, pasi vajzat e gratë denoncojnë dhunën, janë forma më e përhapur në Shqipëri. Paqja mes çifteve është më pak e besueshmja. “Ajo e denoncoi se ishte xheloze për Rexhepin që ndërkohë qënka dashuruar me një tjetër”, thonë të afërmit e djalit, të bindur se në familje kanë një playboy të suksesshëm me vajzat, dhe jo një të ri, shembullin më të shëmtuar të një pjese rinie shqiptare.

Xhisiela besohet se është dhunuar, por nuk besohet kur thotë të tjera të vërteta të saj. Varianti që hedh në media dhe në politikë një ish-polic i komisariatit të Fushë Krujës sot azilant politik në një vend në Europë dhe liderë të një partie opozite, kundërshtohen nga vajza. Frikë? Shantazh? Edhe në këtë rast mund të na vijnë në ndihmë e të na ndriçojnë vetëm strukturat e drejtësisë. Shteti. Rasti i vajzës është në dorën e një prokurore grua. Unë kam besim. A mund t’i tregojë Xhisiela gjurmët e cigareve të shuara në trupin e saj? Dhuna lë shenjë dhe shenjat nuk shuhen lehtë në trup e në shpirt.

Nëse Xhisiela nuk lihet vetëm, nëse vajza ka kurajon të tregojë të vërtetën e thellë të saj, nëse strukturat shtetërore dhe media hedh dritë mbi këtë ngjarje, gjela të tjerë që krekosen mbi pleh, me armë, makina e mariuanë, do të mendohen para se të ngrenë dorë ndaj cilësdo. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin