Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të presidentit George H.W. Bush

Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të presidentit George H.W. Bush

Ish-presidenti Bush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore, në nderim të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. (lexo këtu)

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se vendimi u mor në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e Bushit, dhënë për lirinë e Kosovës.

“Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë kanë ngushëlluar popullin amerikan me rastin e vdekjes së ish presidentit Bush. Në përkujtimet e tyre ata vunë theksin tek “paralajmërimi i Krishtlindjeve”, një letër e dhjetorit të vitit 1992 që George H. W. Bush i kishte drejtuar atëbotë presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirenjohje: 04/12/2018 23:44

    Nderim dhe respekte per ate mik dhe shtet te madh.U prefte ne paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot