Nesër finalja e madhe e 'Eurovision', ja radha e 3 shqiptarëve që do ngjiten në skenë

Nesër finalja e madhe e 'Eurovision', ja radha e 3 shqiptarëve që do ngjiten në skenë

Ermal Meta, Eleni Foureira dhe Eugent Bushpepa

Një emocion i rrallë do të përshkojë mbrëmjen e nesërme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të ‘gozhdohen’ para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës do të mbahet mbrëmjen të shtunës në Lisbonë të Portugalisë, ku i pari nga shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12 në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25 në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro, ndërsa do të mbyllë dhe garën. Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh.


(Renditja e këngëve që do këndojnë në finalen e 'Eurovision 2018')

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 11/05/2018 21:30

    Sa na u be qejfi qe e lame ne bisht Rusine. Poshte Rusia Poshte Putini Rrofshin shqiptaret kudo qe ndodhen.

    Përgjigju
  • Eugent Ermal: 11/05/2018 15:34

    Suksese Eugentit! Suksese Ermalit!

    Përgjigju
  • Jessika: 11/05/2018 14:44

    Edhe kengetarja e san marinos jessika eshte me origjine nga shqiperia, keshtu qe ne eurovision kane qene 4 kengetare me origjine nga shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë