Nesër hapet autostrada Tiranë-Durrës

Nesër hapet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës

Nesër në orën 14:00 hapet autostrada Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se deri nesër ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës do jetë plotësisht i hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të njoftojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë. Punimet në autostradë nisën rreth dy javë më parë, ndërsa pritet që të përfundojnë deri në fund të qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion